Kur do të zhvillohet koncerti në ndihmë të Ukrainës dhe kush do të performoj

Ed Sheeran, Camila Cabello dhe Emeli Sandé janë ndër interpretuesit e parë që u bënë të ditur për një shfaqje që mbledh fonde për viktimat e luftës në Ukrainë.

Gregory Porter dhe Snow Patrol janë konfirmuar gjithashtu për eventin “Concert For Ukraine”, i cili zhvillohet të martën më 29 mars.

Në një deklaratë, Cabello, e cila u bë e famshme si anëtare e grupit të vajzave Fifth Harmony përpara se të niste karrierën e saj solo, u tha fansave se “ne të gjithë kemi përgjegjësi” për të ndihmuar, transmeton ‘lapsi.al’.

“Zemra ime po thyhet për popullin e Ukrainës. Ndërsa refugjatët nga Ukraina i bashkohen miliona njerëzve të tjerë të zhvendosur anembanë globit, ne të gjithë kemi një përgjegjësi. Një nga nevojat më të mëdha është të marrim fonde për organizatat që mund t’u shërbejnë drejtpërdrejt këtyre komuniteteve, kështu që ne po i përqendrojmë përpjekjet tona për ta bërë këtë sa më shpejt që të mundemi.”- u shpreh ajo.

Ndërkohë, Emeli Sande nga ana tjetër tha se po këndon jo vetëm për të gjithë popullin e pafajshëm, por edhe për ata që kanë përjetuar diskriminime raciale gjatë kërkesës për ndihmë.

“Unë do të këndoj për të ndihmuar çdo qenie njerëzore, e detyruar të largohet nga shtëpia e tyre, dhe në solidaritet me ata që diskriminohen racialisht edhe brenda kësaj krize humanitare. Askujt nuk duhet t’i refuzohet qasja në ndihma, dhe e drejta për të kaluar kufirin drejt sigurisë, dhe jam i kënaqur për mundësinë për të mbështetur apelin e DEC për të ndihmuar të gjithë njerëzit, jeta e të cilëve është prekur nga konflikti.”


Lexo edhe:

RAKETAT RUSE GODITËN BANESËN E SAJ, NDËRRON JETË AKTORJA E NJOHUR UKRAINASE

ObserverKult