Kur emri i shqiptarit John Belushi u shkrua në pllakat e Hollivoodit

Më 9 shkurt 1960 tetë pllakat e para të yjeve prej bronzi vendosen në Bulevardin e Famës në Hollivood, ku sot ndodhen më shumë se 2.500 yje të ngulitur në trotuare përgjatë Bulevardit prej 3 kilometrash, që vizitohet çdo vit nga mbi 10 milionë njerëz.

Këta yje janë monumente të përhershme publike për arritjet në industrinë argëtuese, duke mbajtur një përzierje emrash; aktorë, muzikantë, regjisorë producentë, grupe muzikore, teatrale, karaktere imagjinarë, dhe të tjerët.

Aktori John Belushi është i vetmi shqiptar në këtë Bulevard.

Belushi vdiq më 5 mars 1982 në Hollywood, pasi kishte marrë në sasi të mëdha të një përzierje drogash kokainë dhe heroinë; Ai ishte 33 vjeç, i ri, por la gjurmë si komedian; 22 vjet pas vdekjes, Ylli me emrin “John Belushi” u vendos në Bulevardin e Famës.

ObserverKult


Lexo edhe:

KUR JOHN BELUSHI SHKOI NË SHTËPINË E BARDHË

Çfarë tha oficeri i rojes, pasi futi kokën në makinë dhe i pa me radhë, për të madhin John Belushi.

Nga Ruben Avxhiu

Në vitin 1976, ishte rregulluar që emisioni i përjavshëm satirik, “Saturday Night Live” (Drejtpërdrejt Natën e Të Shtunës) do të filmohej nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë.

President në atë kohë, ishte republikani Gerald Ford.

Për të filmuar sketçin kishin shkruar Lorne Michaels drejtuesi i programit si dhe aktorët komikë, John Belushi dhe Dan Aykrod, dy shokët që më vonë do të luanin filmin e famshëm “Blues Brothers”, si dhe Chevy Chase.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


jim belushi

JIM BELUSHI NË TIRANË, AKTORI QË KURRË NUK E HARRON PREJARDHJEN

Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Jim Belushi do të vizitojë Tiranën muajin tjetër.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e dha lajmin gjatë një takimi me të rinj sipërmarrës, të mbledhur bashkë nga YPA Albania.

Ai tha se ky është moment i shkëlqyer për të vizituar kryeqytetin shqiptar.

“Tirana është këtë vit Kryeqyteti Europian i Rinisë. Është një moment i shkëlqyer për të ardhur në Tiranë.

Kemi patur mbi 1 mijë aktivitete kulturore artisitke. Ne sapo organizuam Festivalin e Dua Lipës në Tiranë, Rita Ora kishte koncertin e saj po ashtu. Muajin e ardhshëm do vijë edhe Jim Belushi në Shqipëri. Edhe ai i është shqiptar”, u shpreh Veliaj.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult