Nga: Aurenc Bebja
Gazeta pro komuniste “L’Humanité” ka botuar, të shtunën e 21 tetorit 1950, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me letrën e Enver Hoxhës dërguar kryetarit të partisë komuniste franceze pas një atentati që ky i fundit kishte pësuar asokohe në qytetin francez të Auch-it.
Pas atentatit fashist në Auch
Një letër nga Enver Hoxha (sekretar i përgjithshëm i Partisë së Punës së Shqipërisë) për Jacques Duclos
Shoku ynë Jacques Duclos mori, pas atentatit fashist në Auch (qytet në jug-perëndim të Francës), nga i cili mund të kishte humbur jetën, letrën e mëposhtme nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Punës së Shqipërisë :
“Atentati i poshtër për t’i marrë jetën shokut Jacques Duclos i përgatitur nga imperialistët gjakatarë ka zemëruar thellësisht Partinë e Punës dhe masat punëtore të Shqipërisë.
Komiteti Qendror i Partisë së Punës së Shqipërisë i shpreh Komitetit Qendror të Partisë Komuniste franceze urimet më të sinqerta të punëtorëve të Shqipërisë për jetën e shpëtuar të shokut Jacques Duclos.
Kriminelët imperialistë bënë përpjekje për t’i marrë jetën shokut Duclos sepse ai është një nga aktivistët kryesorë në udhëheqjen e Partisë Komuniste franceze, i cili lufton me vendosmëri për mbrojtjen e paqes, të demokracisë dhe të pavarësisë, dhe drejton klasën punëtore të Francës dhe të gjithë popullin francez në rrugën e miqësisë së pathyeshme me Bashkimin Sovjetik, mbrojtësin e lavdishëm të Paqes dhe Demokracisë në botë.
Partia e Punës së Shqipërisë i uron motrës së saj Partisë Komuniste franceze gjithnjë fitore në luftën e saj për pavarësinë e Francës, për fitoren e demokracisë dhe mbrojtjes së paqes në botë.”
Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania