Kur Faik Konica fliste për karakterin e shqiptarit: Nuk ka frikë nga plumbi…

Faik Konica është i njohur për të folurit e drejtpërdrejtë, ironik e shpesh edhe sarkastik. Më poshtë gjeni një nga fragmentet ku flet për karakterin e shqiptarit:

“Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqejtë – sado e madhe në vetvete, është e vogël në shkaqet që e ndezin. Për një kec të grabitur, për një fjalë të shtrembër, dhe shumë herë pa e ditur as vetë përse, shqiptarët marin armët, hidhen, vriten. Por këta njerëz që vriten për interes e dokrra, frikohen e ftohen në u dashtë trimëri për ndonjë mendim të bukur, për ndonjë dobi të vërtetë, a për ndonjë të mirë të përgjithshme. Nuk kanë frikë nga plumbi, por dridhen nga Kadiu. Trimëria e vërtetë është ajo që vihet në shërbim të së Drejtës e Atdheut, në shërbim të dobisë së përgjithshme. Të tjerat janë punë egërsie e kafshërie, jo trimërie…”

ObserverKult


doto faik konica mjeshtri i penes
Faik Konica

Lexo edhe:

FAIK KONICA: NA THONË “FLUTURON GOMARI”… DHE E BESOJMË

Nga Faik Konica

Nofta kombi ynë do kish sot një faqe tjatër, fare të ndryshme nga e sotmja, po të qe populli pak më serios dhe t’i gërmonte punët pak më thellë e me më tepër gjykim. Mjerisht, ne Shqipëtarët jemi njerës superficialë, njërës që shohim vetëm cipën dhe nuk çajmë kokën të hyjmë në të thellat.

Mjafton për ne që të na thonë se kemi qetësi, pa se vriten njërës dita me ditë (e në mes të ditës), se bëhen vjedhje, se grabitet mall e gjë toptan, se rrëmbehen gra e bëhen qindra turpe të tjera, aqë na bën.

“Zyra e shtypit” nxjer një prokllamatë: “që qetësia mbretëron kudo”

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult