Kur Fan Noli kritikonte fuqitë e mëdha

Fan Stlian Noli
Fan Noli

Nga: Fan Noli


Ndoshta sekretari i përgjithshëm ka dashur të thotë se ai nuk dëshiron që të hyjë në bisedime për një hua me një qeveri kryengritëse që nuk ka parlament, një qeveri si ajo që kryeson i përunjuri prift që po ju flet. Po a e dini ju se ç’është parlamenti?!

Padyshim e dini. Por do të keni një ide më të qartë kur t’ju them çfarë mendoj për të. E pra, parlamenti është një sallë ku mblidhen politikanët pa shpirt për të bërë prova operete në trupin e gjallë të racës së tyre, një sallë plot me gazra mbytës, që shkaktojnë lo dhe të qeshura me gjithë gazrat e tjerë që u përdorën gjatë luf tës së fundit për t’iu dhënë fund të gjithë luftë rave e për të vendosur paqen, atë paqe për të cilën po flasim.

Dhe tani iu përgjigja pyetjes së parë: “Ç’ka bërë Lidhja e Kombeve këta 5 vjetët e fundit? Më lejoni të vij te pyetja e dytë dhe e fundit: Ç’bëjmë ne tani në këtë Asamble? Përgjigja është shumë e lehtë. Do ta gjeni te Shekspiri: “Fjalë, fjalë, fjalë”. Domethënë erë e asgjë më tepër. Është një përrallë e thënë prej një idioti plot bujë e tërbim, pa kurrfarë kuptimi.

(Fjala e kryeministrit të Shqipërisë, Fan Noli në Asamblenë e 5-të të Lidhjes së Kombeve në Gjenevë. 10 shtator 1924)

ObserverKult

Lexo edhe:

POEZIA E CAMAJT SHKET MES AKULLIT DHE ZJARRIT DUKE KËRKUAR QË TË RROKIM DASHURINË, TRISHTIMIN…