Imagjinoni për një moment sikur të ngatërroheshit kur të vendosnit çmimin e një produkti që doni të shisni dhe si pasojë të humbisni mbi 281 mijë dollarë.
Kjo i ndodhi pronarit të një vepre arti digjitale, i cili në vend të shkruante 284 mijë dollarë shkroi 2844 dollarë. Vepra u shit në kohë rekord për një të qindtën e çmimit të saj të vërtetë.
Bëhët fjalë për një pasuri digjitale NFT. Këto të fundit janë njësi unike të të dhënave të ruajtura në një libër digjital. Ato transformojnë veprat digjitale të artit dhe koleksione të tjera në asete unike, të verifikueshme që janë të lehta për t’u tregtuar në një treg për asete të tilla.
Pronari i veprës tha se u trishtua për 5 minuta por më pas e mblodhi veten sepse dëmi ishte bërë.
Arti virtual ka marrë vëmendje kohëve të fundit falë mbështetjes së emrave të njohur si Elon Musk, apo Lindsay Lohan./a2news.com
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Lexo edhe:
NJË BUST DINJITOZ PËR AMERIKANIN QË I KUSHTOI JETËN SHQIPËRISË
Nga Mal Berisha
Si u njoha me Charles Telford Erickson?
Në vitin 1999, në përvjetorin e 90-të, të daljes në dritë të gazetës DIELLI, pata nderin të mbaja një kumtesë përpara anëtarëve të Federatës Pan – Shqiptare të Amerikës VATRA, në New York. Tema ishte e lidhur me kontributin e disa amerikanëve shumë të shquar ndaj çështjes shqiptare.
Ndër ata emra kisha veçuar edhe atë të Dr. Charles Telford Erickson. Vepra e tij ishte aq e madhe, aq e larmishme dhe aq e dobishme sa më rrëmbeu pas vetes në një punë kërkimore dhe studimore shumëvjeçare.
Ky emër i madh, i harruar qëllimshëm nga diktatura komuniste deri në atë kohë, ishte zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Vepra e tij amerikane, më e dukshmja që jetonte mbi token shqiptare, ishte Shkolla Bujqësore në Golem të Kavajës, të cilën ai e ngriti me shumë mundime dhe e inaguroi më datën 20 Shtator të vitit 1925.
Në rrjedhë të viteve, asaj i ishte ndërruar emri, i ishte zhdukur historia dhe ishte lënë në një harresë vrastare për mëse pesë dekada.
I tërhequr me pasion rreth jetës së këtij njeriu, iu vura një punë të palodhur e cila u përmbyll me botimin e librit në tre volume:
Charles Telford Erickson – Për Shqipërinë dhe në Shqipëri
Libri u përurua me datën 5 Nëntor 2012, në nderim të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në inagurim mori pjesë Ambasadori Amerikan Alexander Arvizu dhe të gjitha autoritetet shqiptare të kohës.
Për ta bërë sa më të njohur veprën e këtij njeriu u angazhova në një seri promovimesh me audienca nga më të ndryshmet, përgjithësisht heterogjene dhe në salla shumë prestigjioze, brenda dhe jashtë (vendit) – Shqipërise, si në…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult