Aktori i njohur, Guljelm Radoja, (tashmë i ndjerë) i pozicionuar që në krye të herës kundër shembjes së Teatrit, ishte një ndër artistët dhe qytetarët që qëndruan në mbrojtje të teatrit.
Duke këmbëngulur që kauza e Teatrit të mos politizohet ai u bëri thirrje kolegëve që të ruajnë dinjitetin e tyre, pavarësisht natyrës së brishtë ta artistëve, ndonjëherë edhe të manipulueshme.
Kështu ai iu drejtua aktorit Robert Ndrenika, duke folur për kthesën që ky i fundit bëri, duke pranuar shembjen e ndërtesës. “Një nga kolegët e mi i tha dikujt se “unë shkela mbi dinjitetin tim”. Pse shkele? A ka gjë më të madhe se dinjiteti?
“Secili prej nesh kur lan faqet në mëngjes shikon veten dhe thotë një fjalë: Ç’bëra dje?! Sa dinjitoz qesh dje. Pse isha qesharak dje, dhe lashë të shkelet mbi dinjitetin tim. Për çfarë? Përse u shite miku im?! Përse u shite kolegu im? Çfarë pakti bëre me djallin që shkele mbi dinjitetin?”, pati thënë kohë më parë aktori Radoja.
—————————————————————–
Lexo edhe:
KY ISHTE FILMI I FUNDIT I AKTORIT GULJELM RADOJA
“Mbjellja e pemëve” është filmi i fundit që na lë si thesar aktori Guljelm Radoja. Artisti shfaqet në formë të mirë në këtë produksion kinematografik, që u xhirua gjatë muajit mars e që pritet t’i prezantohet së shpejti publikut. A2 ju sjell “çak”-un e fundit të aktorit që është ndarë nga jeta.
Këto janë duartrokitjet e fundit që aktori Guljelm Radoja merr nga sheshi i xhirimit të një filmi. Është filmi “Mbjellja e pemëve”, që është xhiruar në mesin e muajit mars. 18 mars ka qenë dita e fundit e xhirimeve të këtij produksioni. Që do ta sjellë për publikun shqiptar regjisori i ri Fabio Seferi.
Filmi që e sjell artistin në kostumin e një personazhi mjaft pozitiv, dashamirës dhe plot këshilla, mbart të njëjtin imazh të artistit edhe për regjisorin, që e cilëson sheshin e xhirimit si një përvojë të vyer me artistin Guljelm Radoja.
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU