Bujar Llapaj: Kur hyn në skenë Inva Mula të çon në tjetër planet!

inva mula bujar llapaj llapa

Dirigjenti i njohur, Bujar Llapaj ka folur në emisionin “Pas Mesnate” ndër tjerash për artistët shqiptarë që kanë arritur famën ndërkombëtare, si Inva Mula apo Ermonela Jaho.

Ai ka deklaruar se te këta artistë nuk diskutohet se çfarë dinë, por interpretimi i tyre që të çon në një tjetër planet.

Llapaj ka theksuar se mund të kesh një vokal shumë të mirë, por në qoftë se atë nuk e përpunon, nuk njeh lëkurën e të lexuarit nuk ia del dot.

“Invën e bën të veçantë se ajo është Inva, inteligjenca e saj, dhe kur ajo hyn në skenë je në tjetër planet. Plus eksperiencat që ato kanë, qoftë Inva apo tani Ermonela.

Diskutimi aty hyn te interpretimi se çfarë bën, çfarë i jep kësaj që e kanë luajtur, që nga Maria Callas deri te ajo. Asnjë artist nuk është krijuar rastësisht. Mund të kesh një vokal shumë të mirë, por në qoftë se atë nuk e përpunon, nuk njeh lëkurën e të lexuarit nuk ia del dot.

Ne shpesh e anashkalojmë, të lexuarit është thelbi, të lexuarit literaturë të ndryshme jo vetëm muzikë. Të jesh një qenie se kur del përpara publikut ti ke dhe spektatorë.

Nuk ke thjesht muzikantë. Ti ke njerëz të ndryshëm sidomos në nivele të ndryshme botërore dhe shikojnë majën e gjilpërës”, tha dirigjenti Bujar Llapaj.

ObserverKult

ObserverKult


Lexo edhe:

INVA MULA SI REGJISORE, RISOLLI “KARNAVALET E KORÇËS” NË TKOB

Rikthimi i “Karnavaleve të Korçës” në skenën madhështore të TKOB-it, pas 45 vjetësh, solli një atmosferë festive.

Publiku e ka mirëpritur këtë prodhim dinjitoz dhe kjo duket edhe nga fakti që TKOB ka publikuar prej ditësh se biletat janë shitur.

Inva Mula erdhi kësaj here në rolin e regjisores së kësaj vepre, si një homazh për krijuesit kompozitorin Avni Mula dhe Luigj Gurakuqin dy figura shumë të rëndësishme në historinë e TKOB.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


odise plaku nevojë

ODISE PLAKU: PO NA IKIN VITET GRUA…

Nga Odise Plaku

E di ti grua që vitet ngadalë po na shkojnë,
fazat e reja në jetë nuk do të na vonojnë.
Nga dy u bëmë katër e më pas u bëmë gjashtë,
dhe prapë të tjerë numra po na ndjekin nga pas.

E di grua që prapë si dikur do të dua,
nuk më humbet dashuria, rrjedh si uji në krua.
Pa nëpër këmbë do na ngatërrohen nipër e mbesa,
ti do t’i mësosh nga klasa e parë deri tek e pesta.

Ti gërmat do t’u mësosh t’i shkruajnë si rruazë,
në fletë të shkruajnë mami, babi, gjyshi, gjyshja.
Unë të renë përrallë do t’u stërhollojë si dhuratë,
ti marrë me vete e mos të na bëjnë shamatë.

ObserverKult