Poezi nga Dritëro Agolli
Kur ikja larg drejt teje vija
kur vija afër ikja larg
për dreq më trembte largësia
dhe afërsia bëhej çark
As e kuptoja si të desha
një mjegull pus një çmenduri
si një poet që shkruan vjersha
dhe ndez një shkrepse dhe i bën hi
Dhe ndoshta kjo ish dashuria
e çakërdisur kuturu…
për dreq më trembte largësia
dhe afërsia gjithashtu.
*Titulli i origjinalit: “Mjegulli i dashurisë”
ObserverKult
Lexo edhe:
UNË VIJ NGA NJË VEND I VOGËL, ZONJË”, POEZINË E AMARILDO PREGAPUCËS E LEXON RUDINA PAPAJANI