Kur jam me ty e lë mënjanë natyrën time përçmuese dhe dyshuese

Shkrimtari i njohur, James Joyce, në vitin 1904 i pati shkruar një letër të dashurës së atëhershme, Nora Barnacle, e që më vonë do të bëhet gruaja e tij. Këtë letër ai e shkroi disa muaj pas takimit të tyre të parë parë.  

Në këtë letër ai shpreh dashurinë e tij të madhe që ndjenë për të. Në vazhdim mund ta lexoni letrën:

E dashura ime Nora. Thjesht, më ka goditur. Erdha në 11 e gjysmë. Që atëherë jam i ulur në një karrige të thjeshtë si i budallepsur. S’mund të bëj asgjë. Nuk dëgjoj asgjë tjetër, përveç zërit tënd. Jam si një budalla duke të dëgjuar ty që më thua “i dashur”. Ofendova dy burra sot, duke i lënë në të ftohtë. Doja të dëgjoja zërin tënd, jo të tyrin. Kur jam me ty e lë mënjanë natyrën time përçmuese dhe dyshuese. Do të doja të ndjeja kokën tënde në shpatullat e mia. Besoj tani do shkoj në krevat. Kam gjysmë ore duke shkruar këtë letër. Do të më shkruash diçka? Shpresoj që po. Si do ta nënshkruaj emrin tim? Nuk do ta nënshkruaj fare, sepse nuk di çfarë të nënshkruaj.