(Fatjan, Krajë)
Kur ka kjen –e Aga Hasan Aga,
sall nji motër aga ma s’ka pasë.
Aq-e fort kyj motrën e ka dashë,
kado vinte aga,kado shkonte,
motërs vet veç aga i kalxonte,
-Pa nigove, ti o motra jeme,
n’Bjeshkë të Naltë unë, motër, due me dalë,
n’shtatë hajdukë unë, motër , due m’u neshë,
e të shtatit,motër , due me i vra .
N’Bjeshkë të Nalt-e aga kur ka dalë
n’shtatë hajduk-e aga ishte neshë,
e të shtatit aga i ka gjue.
por asnji ai m’e vra nuk ka mujtë,
sadhd’ veç njanin ai e ka varrue.
E të shtatit agën e kanë gjue
e shtatë pushk-e agës i kanë dalë.
Se ç’ janë mledh-e agajt në kuvên ,
kuvên bajn-e agajt, bisedojnë,
bjesedojn-e për Bjeshkën e Naltë:
-Zot, ç’do t’jet –e n’at Bjeshkën e Naltë?
A do t’jet-e donji smet me borë,
a do t-jet-e donj’ çoban me dhên,
a do t’jet-e donji pllum i bardhë?
Po me kjen-e sëmeti me borë,
borën kishte zhegu i vèrs m’e shkri.
Po me kjen-e çobani me dhên,
dhênt dikur ai kishte me i mallue,
Po me kjen-e pëllumat e bardhë,
kta dikur-e kishin fluturue,
por ai ësht i shkreti Hasan Agë
e shtatë pushkë të shkretit i kanë dalë.
Qyqes motër agajt i kalxojnë.
Rrugë pa rrugë-e qyqja tu kukatë,
se ç’ka dal-e n’at Bjeshkën e Naltë,
fill te vllav e motra paska vojtë.
-A gjallë je, o qyqja, vllaji jem?
-Gjallë po jam, o motër, t’gjallë s’po kam-
t’fikt për ujë, o motër, më kra ra.
A di afër kûn donj gurrë me ujë?
-Qyqja motër, gurrën ku m’e ditë!
-Tash sa vjet qi bjeshkën ke shetitë,
kurrnji gurrë me ujë ti mos m’e ditë?
-Unë e di –e njat Çesmen e Bardhë,
por me shkue, drue s’di me ardhë,
Se ç’ka qit-e aga i ka thanë:
-Hajt ma bjer ti njat bardak të gjanë,
le t’i shtrydhinj të shkretat moj varrë
e ka t’nisesh ti, motër, me shkue,
pika gjakut rrúgs ke me pikue.
për njat gjak ti prap ke me m’gjetë mue.
Plot me gjak bardakukn e ka mushë
e u nis, e mjera , për me shkue ,
pika gjakut rrugës tu pikue.
Në gjysë t’rrugës gjaku ish marue.
Dórn e vet të djathtën e kish shpue.
për me muj-e rrugën m’e shenjue.
Plot me gjak kjo rrugën e ka la,
e në çesme qyqja kur ka ra,
e ka marrë bardakun m’e shpërla,
Paska dalë nji re e zezë n’hava-
nji pikrrimë shi zoti kishte falë,
qyqes motër gjakun ja ka la.
Rrugë pa rrug-e qyqja ty kukatë,
ty kukat-e qyqja për vëlla.
E ka pa nji korb nëpër hava.
-Nesha e mirë, o ti korbi i zi!
Ç’ka qitë korbi, motrës e i ka thanë:
-Ma e zezë, ti motër, për vëlla !
-Pàsh nji zot, o korb, qi të ka dhanë,
a e ke pa ti agën, vëllan tem?
-Pej naj-sit e njetash unë jam çue
të dy syt-e unë ja kam qorrue.
-Pash nji zot, o korb, qi të ka dhanë,
gem në gem, o korb, ti ty pushue,
unë mas tejet, qyqja, ty kukatë,
fill te vllav, të lutem për me m’çue!
Gem në gem-o korbi ty pushue ,
qyqen motër te vllav e ka çue.
Njaty dekun vëllanë e ka gjetë .
Se ç’ka marrë e motra e ka ba-
aty edhe vetin e ka vra.
Vlla e motër krah i kanë rrëmue.
Kur ka ardhë e bardha kjo pranverë,
çilen lule t’kuqe plot me erë.
Përmi vorr të agës djalit ’ri
binë shtatë lule t’njyeme flori;
përmi vorr të çikës , motërs ti
bin si qiri nji mënjollë selvi.
Gjidh dynjaja bën seri pa da,
ku pushojnë, oh, motër e vëlla!
(Shkëputur nga libri “Balada dhe legjenda” përgatitur nga Anton Çetta )
Përgatiti: ObserverKult
—–
Lexo edhe:
70 VJET NGA THEMELIMI I ARKIVIT TË KOSOVËS
Vakëfnameja e Mehmet Pashë Kaçanikut” e vitit 1608, ky dokument është më i vjetri në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, dhe këtu ruhet me goxha fanatizëm.
Por për nder të përvjetorit të 70-të të institucionit, ai të martën qe më lehtë i qasshëm.
Edhe dorëshkrimi më i vjetër i arkivave të Kosovës që është fjalori persisht-arabisht, i kopjuar në vitin 1437.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult