Për fuqinë e jashtëzakonshme të një mesazhi të zakonshëm
Nga Silvana Kola- Loka
Në pasditen e një dite të zakonshme një foto e një orkideje blu (fotoja përmbante emrin e dikujt që nuk ka FB ndaj nuk m’u duk e udhës ta përdorja) më erdhi së bashku me një mesazh: “Këtë bukuri e shoh çdo ditë teksa zbres shkallët për të filluar ditën.”
Asnjë “Mirëdita!”.
Asnjë “Faleminderit!”.
Asnjë “Përqafime!”.
Orkidenë ia kisha dhuruar një mikeshës time, në një ditë krejt të zakonshme, disa muaj më parë. Ndërsa bëja pazarin, sytë u ndalën tek një orkide blu dhe në mendje më erdhi ngjyra e syve të saj. Pas 2 orësh, orkideja ishte në duart e mikeshës time, e cila më shikonte e çuditur duke m’u betuar se nuk e kishte ditëlindjen në atë ditë dhe se nuk kishte asgjë për të festuar.
I thashë me të qeshur “Jeta është gjithnjë arsye e mjaftueshme për të festuar”, e putha në faqe dhe vazhdova me ditën time.
Atë pasdite, ai mesazh, më futi në mendime.
Në ditën e sa njerëzve ndjehet prania jonë edhe kur nuk jemi të pranishëm?
Sa njerëz na sjellin gëzim në ditën tonë vetëm duke menduar për ata?
Kur ka qenë hera e fundit që i kemi telefonuar dikujt, i kemi shkruajtur një mesazh apo i kemi nisur thjesht një fotografi, për t’i treguar se ‘prania e tyre në jetën tonë është arsye e mjaftueshme për t’iu gëzuar jetës’?
ObserverKult
Lexo edhe:
SILVANA KOLA-LOKA: AJO ÇFARË NUK NA VRET, NUK NA BËN MË TË FORTË!
Nga: Silvana Kola-Loka
E lexoj të postuar dhe të ripostuar citatin me përmbajtjen e kundërt nga sa sipër (që mendoj se supozohet të shërbejë si motivues) sipas të cilit, ne bëhemi më të fortë nëse dalim ‘gjallë’ pasi përjetojmë diçka jashtëzakonisht kërcënuese për jetën apo mirëqenien tonë fizike apo mendore.
Si e mendoj unë?
Jo! Ajo sa më sipër nuk qëndron. Ja dy nga arsyet pse unë mendoj se kemi nevojë ta shpëtojmë veten një orë e më parë nga një qëndrim i tillë jorealist dhe, madjé, pengues për procesin e riaftësimit dhe rigjenerimit pas përvojave të tilla tronditëse për thelbin tonë.
Ajo çfarë nuk na vret, NUK na bën më të fortë!
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult