Nga: Kastriot Dervishi
Veçantia e enveristëve dhe të indoktrinuarve është se preken sa herë publikohen krime të regjimit të Enver Hoxhës në masën sikur t’i kishin kryer vetë ato.
Edhe kur u shfaq telekomedia “Gjuetia e fundit” me protagonistë kryesorë aktorët e mirënjohur Vasillaq Vangjeli dhe Koço Devole, kategoria injorante enveriste dhe persekutorët u ndjenë keq dhe filluan kërcënimet.
Forma më e njohur e kohës ishin letrat anonime, të barabarta me profilet false që hasim sot në blogje apo rrjete sociale.
Letra kundër Koço Devoles i takon datës 6.1.1993. Pasi cilësohej “hipokrit”, “dallkauk”, “maskara i pacipë”, kërcënuesi që pa dashje paraqitet me emër fals e pseudonim, pra edhe “Th.Laboviti” dhe “Merimanga”, shkruan: “Ju dërgoj këngën të quajtur ‘Gjirokastër shkëmb e gurë, lindje djalë e bërë burrë, sa ishje gjallë të hëngrën mjunë, Gjirokastër nxore burra, sa ishte gjallë s’ua mbante suma, të hash mjutin, belget atje ku ka rënë. V.O: je i dënuar me vdekje. Merimanga”.
Në vitin 1997 kur profilet false morën pushtetin, hakmarrjen ia zbrazën Koço Devoles duke e hequr nga puna nga Televizioni Shqiptar, si i “paaftë”.
Janë këto profile, gjoja në emër të artit që shfaqin pafund filma propagandistikë pro diktaturës komuniste.
Lexo edhe:
HISTORIA E MINORITARES: E BURGOSURA QË U DASHURUA ME ANËTARIN E PARTISË KOMUNISTE TË SHQIPËRISË