Ishin vitet ‘30-të, kur në një pritje në Uashington, diplomati shqiptar Faik bej Konica, nuk mbante në trup frakun e zakonshëm, por një kostum popullor të Toskërisë.
Kjo bëri që të gjithë të kthenin sytë nga ai. Faik beu i Shqipërisë ishte ndoshta, diplomati më i njohur në atë pritje, aq sa gazeta “Washington Post” shkruante: Nëse trupi diplomatik në Uashington do kishte orkestër simfonike, Faik beu i Shqipërisë, do të ishte dirigjenti”.
Pikërisht ky diplomat që arriti të bëhej edhe dekan i trupit diplomatik në SHBA, u paraqit në këtë mbrëmje me kostumin popullor shqiptar. Kjo veshje e rrallë bëri që të gjithë të pranishmit ta shikonin, ta takonin, ta pyesnin. Mbi të gjitha, Shqipëria u prezantua më së miri në botë, qysh me themelimin e shtetit. Për këtë publicitet të madh, kishte shërbyer pikërisht ky kostum.
Më poshtë, po veçojmë njërin prej fjalimeve më brilante, mbajtur në vitin 1935 në pritjen dhe koncertin në Muzeun e Institutit të Bruklinit, në Nju Jork në vitin 1935 pikërisht për kostumin popullor shqiptar, sjellë nga gazeta “Dielli” në SHBA.
Në pritjen dhe koncertin e dhënë për nder të tij të premtën e kaluar pasdite në Muzeun e Institutit të Bruklinit, shkëlqësia e tij, ambasadori i Shqipërisë në Uashington, z. Konica, mbajti këtë fjalim për kostumin shqiptar.
Z. Kryetar, zonja dhe zotërinj
Është me të vërtetë nder kur të presin kaq mirë në këtë institut të shkëlqyer dhe mund t’i flasësh një auditori kaq të shquar dhe prandej ju jam thellësisht mirënjohës Kryetarit e Këshilltarit që më dhanë këtë mundësi.
Ndonëse unë do të flas kryesisht për veshjen shqiptare, ndoshta, do të ishte me vend që si hyrje të thosha pak fjalë për Shqipërinë përgjithësisht.
Shqipëria është ndër të paktat vende që kanë rritur pavarësinë kombëtare dhe shtetin e vet në këta pesëmbëdhjetë (vitet) e fundit. Por ndonëse është shtet i ri, Shqipëria është një komb shumë i vjetër. Emri i saj i sotëm vije nga Mesjeta. Studiuesit do t njohin më lehtë në të kaluarën me emrin e saj të lashtë Iliria. Ky emër i vjetër i bëri përshtypje imagjinatës së fuqishme të Shekspirit, por për fat të keq Iliri vërtetë nuk ka qenë Iliria e fushave të betejave të përgjakshme ku Cezari dhe Pompei, Oktaviani dhe Mark Antoni luftuan për të vendosur fatet e Perandorisë Romake; ajo ka qenë gjithashtu Iliria që lindi personalitete kaq madhështore si perandorët Diokleciani, Konstatini i madh dhe Juliani filozof. Mjaft na qytetet tona kanë moshën e respektuar të dy mijë vjetëve e më tepër; dihet se Durrësi është themeluar në shekullin e shtatë para Krishtit, kurse Shkodra ndoshta është edhe më e lashtë. Dy misione arkeologësh, njëri francez dhe tjetri italian, kanë marrë autorizim nga qeveria shqiptare për të bërë gjurmime; brenda një periudhe të shkurtë këto misione kanë arritur tashmë të bëjnë disa zbulime interesante dhe ka shpresa që në kohën e duhur ato do të hedhin dritë mbi historinë e lashtë të vendit.
Me gjithë luftërat, pushtimet dhe trazirat gjatë gjithë periudhave të kaluara, populli shqiptar me ngulimin dhe fuqinë e vet të qëndresës ka qenë i zoti të mbajë gjallë jo vetëm gjuhën tij të veçantë, që pranohet nga filologët si më e vjetra e Evropës Juglindore, por edhe disa nga traditat lashta. Një ndër këto është veshja kombëtare, Baroni Franc Nopça, një autoritet i mirënjohur, në njërin nga librat e fundit për Shqipërinë, të botuar tre vjet më parë në Gjermani, ka paraqitur pranë e pranë dy ilustrime, një të veshjes shqiptare të sotshme dhe një tjetër me paraqitjen parahistorike nga gërmimet në një krahinë e dikurshme e Ilirisë; ngjashmëria e tipareve është e habitshme.
Kur flasim për veshjen shqiptare, është e nevojshme të bëjmë një shpjegim. Shqiptarët janë tepër individualistë, aq sa nuk mund të kenë një veshje uniforme. Në fakt ka qa kostyme shqiptare, sa ka edhe krahina të ndryshme në Shqipëri. Po mbi këtë larmit krahinore, gjithmonë ka pasur një veshje të përgjithshme nga tiparet e saj, që më të drejtë mund të quhet kostumi kombëtar. Ndër të tjera, guna ka pasur në formën e saj njëfarë ngjashmërie në të gjithë vendin, kurse fustanella e bardhë në periudhën që mbahet mend gjallë, ka qenë pjesë e veshjes festive për çdo zotëri si në Shqipërinë e Veriut edhe në të Jugut. Fakti që stile të ngjashme për kostumet ndeshen edhe në vendet fqinje, nuk do të thotë gjë tjetër, veçse që shqiptarët kanë ushtruar një ndikim të fortë në të kaluarën mbi kombësitë rrotull tyre. Për shembull, studiuesit e kësaj çështje e kanë vënë në dukje disa herë që i ashtuquajturi kostumi “grek” i sotëm është në të vërtet një imitim i prishur i kostumit shqiptar. Ai ka hyrë ndër grekët nga shekulli i katërmbëdhjetë, kur shqiptarët nën Bua Shpatën sulmuan dhe nënshtruan Greqinë.
Nuk mund të flitet për kostumin shqiptar, pa përmendur Lord Bajronin. Ka disa portrete të poetit me kostumin shqiptar. Ata më të njohurit i ka familja Murrej, botuesit anglezë të tij, dhe një tjetër ndodhet në Galerinë Kombëtare të Portretit në Londër.
Në vëllimin e trembëdhjetë ë botimit të veprave të plota dhe të letrave të bajronit që ka bërë një çerek shekulli më parë, Murrej ka mjaft shënime për kostumin shqiptar. Njihen mirë vargjet nga “Shtegtimet e Çajld Haroldit” që citohen shpesh. Në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë, me gjithë “paralajmërimet” e Shellit, që kishte frikë nga rreziqet e një vendi të panjohur, Bajroni e vizitoi Shqipërinë. Në një letër të shkruar nga Shqipëria për nënën e tij me datë 12 nëntor 1809, ndër të tjera Bajroni thotë:
“Nuk kam për ta harruar skenën e veçantë kur hymë në Tepelenë në orën pesë pasdite, ndërsa dielli po perëndonte. Kjo më solli ndër mend (ndonëse në disa ndryshime të veshjes) përshkrimin e Skotit për Kështjellën Brenksam, në veprën e tij “Kënga e rapsodit të fundit”, si dhe sistemin feudal. Shqiptarët me veshjet e tyre, më madhështorët në botë, që përbëhen nga një fustanellë e bardhë e gjatë, nga guna e punuar me ar, nga xhaketa prej kadifeje të kuqe të errët, me gajtanë ari dhe nga jeleku, me pistoletat e kamat me doreza punuar me argjend… përbënin një shfaqje të re e mahnitëse për një të huaj”.
Bajroni ka qenë vëzhgues i mprehtë. Në shënimet për”Çajld Haroldin”, ai bë një vërejtje interesante për efektin që bënë stili i veshjes mbi mënyrën e të ecurit:
“Shqiptarët përgjithësisht kanë një prerje të hijshme të fytyrës…Mënyra e tyre e të ecurit është më të vërtet teatrore, po ndoshta kjo përshtypje vjen nga guna ose palltoja, që e hedhin mbi supe”.
Është interesante një copë tjetër nga një letër për nënën e tij: “Kam disa veshje shqiptare madhështore – thotë bajroni, – që janë i vetmi mall i shtrenjtë në këtë vend. Ato kushtojnë pesëdhjetë monedha gini secila dhe kanë aq shumë flori, sa mund të kushtonin në Angli edhe dyqind.”
Shtrenjtëria që ka vënë në duke Bajroni është njëra nga arsyet përse u zhduk pak nga pak kostumi Kombëtar në Shqipëri. Por ndoshta ka edhe një më të rëndësishme; prirja për standardizim dhe njëjtërim që është bërë në gjithë botën një nga karakteristikat e trishtueshme të kohës sonë. Është interesante të shohësh se si përgjithërisht e në mënyrë absurde uniformiteti po identifikohet me qytetërimin dhe se si larmia shumëngjyrëshe e veshjeve dhe e sjelljeve po luftohet në emër të përparimit. Unë nuk mund të mos flas kundër kësaj manie moderne, kur më vijnë ndër mend kujtimet e fëmijërisë, në kohën që shumë shpesh kamë qenë dëshmitar i pamjeve të bukura si ato që i ka përshkruar lord Ajroni në letrën për nënën, të cilën e citova më lart.
Presidenti Zogu, udhëheqësi i ri e shumë i aftë i Shqipërisë, ka bërë herë pas here përpjekje për të ruajtur diçka nga ngjyra e Shqipërisë së vjetër. Por në Shqipëri, ashtu si gjithkund në botë, ka një prirje të pandalshme drejt uniformitetit. Prandaj institute si Muzeu i Bruklinit janë kaq të nevojshëm e kaq të mirë. Ato janë arkiva të imagjinata e të larmisë së bukur të racës e të vendeve të botës. E mbaj mend me një magjepsje mirënjohjen një orë që e kalova këtu disa muaj më parë duke me udhëhequr z. Stjuart Kulin, studiuesi ruajtës i këtyre thesareve të së shkuarës. Një ditë në të ardhmen kur të gjitha qeniet njerëzore nën këtë diell do të vishen si sipërmarrës, atëherë poetët dhe ëndërrimtarët do të vijnë këtu të gjejnë prehje duke studiuar të kaluarën e do të përsiaten.
“Dielli”, më 1935
ObserverKult
Lexo edhe: