Aktorja e madhe Eva Alikaj ka qenë e ftuar e rubrikës “Opinion” në News24, ku ka treguar shumëçka për jetën e saj mes Shqipërisë dhe Austrisë, familjen, dy prindërit dhe djalin tashmë 28-vjeçar si dhe anën profesionale dhe rikthimin në skenë.
E pyetur nëse është e njëjta Evë si dikur, aktorja i përgjigjet:
“Në thellësinë tim është Eva por kam shumë shtresa dhe mekanizma mbrojtës dhe më vjen keq e them nuk jam aq e mirë sa isha. Më vjen keq që i kam këto mekanizma.
Nëse më sulmojnë dua ta kthej mbrapsht. (citon Kipling) Unë flas dhe me maskarenjtë dhe kur mbajnë vendin e tyre, jam në vendin tim. Por kur më sulmon maskarai unë bëhem maskareshë”.