Kur Mid`hat Frashëri kërkonte para nga populli për t’i bërë dhuratë Edith Durham

Një nga shkrimtarët e publicistët më të mirë shqiptarë, Mid`hat Frashëri, kërkonte të nderonte mikeshën e kombit shqiptar, britaniken Edith Durham, udhëtare dhe shkrimtare e cila ka shkruar shumë për Shqipërinë.

Ai ia dërgoi letrën gazetës “Përlindja e Shqipënisë” ne vitin 1914, vetëm pak vite pasi Durham ishte larguar nga vendi yne.

Letra:

Zoti drejtor i gazetës “Përlindja e Shqipënisë”, Vlorë

Lutem, të botoni këto të paka radhë:
Këtu n`Elbasan filluam të mbledhim ndihmë nga një metelik për njeri. Duam të blejmë një kalem të florinjt, që t`ia dhurojmë zonjës Edith Durham, si një kujtim për shërbimet fisnike që i ka bërë kombit tonë me shkrimet dhe botimet e saj. Për të rrëfyer këtë mirënjohje kombi ynë, kemi dashur që edhe ndihma të jetë e popullit dhe nga ky shkak s`mbledhim më tepër se nga një metelik.
Në komisionin, që u formua për këtë ndihmë, janë z. G. Cilka, dr. Ruzhdi beu, Taq Buda dhe unë. Ndihmat bashkë me emrat e ndrihmëtarëvet, çohen n`adresë: Taqi Buda, Elbasan.
Prisni, ju lutem, të falat e mia me nder.

Mid`hat Frashëri
Elbasan, 7/20 janar 1914

ObserverKult