Kur nisi të shkruhej “Meshari” i Gjon Buzukut?

Libri i parë në gjuhën shqipe, “Meshari i Gjon Buzukut”, nisi të shkruhej 469 vjet më parë, në 20 mars 1554 dhe përfundoi më 5 janar 1555.

Libri përbëhej nga 110 fletë por kopja e librit që ka arritur është e cunguar. Këtij libri i mungojnë 16 faqet e para dhe ndër to edhe kopertina me faqen kryesore.

Buzuku ishte prift katolik, famullitar i një kishe në Shqipërinë Veriore, jo aq larg nga vendi i botimit dhe një nga lëvruesit më të rëndësishëm të gjuhës shqipe.

Me veprën e vet ai konsolidoi një traditë të rëndësishme të të shkruarit të gjuhës shqip me alfabet latin.

ObserverKult


"Pa lamtumirë", nga Agim Vinca
Agim Vinca

Lexo edhe:

AGIM VINCA: KONGRESI I MANASTIRIT DHE NJË DILEMË E PAQENË

Nga: Agim Vinca

Në Kongresin e Manastirit u unifikua alfabeti i gjuhës shqipe, e cila deri atëherë shkruhej me alfabete të ndryshme, sado kryesisht me bazë latine.

Duke u përcaktuar për alfabetin latin, me të cilin edhe në të kaluarën ishte shkruar gjuha shqipe, madje që nga fillimi i dokumentimit të saj me shkrim (dokumenti i parë i gjuhës shqipe, Formula e pagëzimit dhe libri i parë shqip, Meshari, janë shkruar me shkronja latine), intelektualët shqiptarë të kohës konfirmuan edhe një herë faktin e pamohueshëm se populli shqiptar dhe kultura e tij i takojnë qarkut të latinitetit.

Në kohë të fundit na ka rënë të dëgjojmë një pyetje të padëgjuar më parë. A ishte e përfaqësuar Kosova në Kongresin e Manastirit?

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult