“Paris-Presse” ka botuar, të shtunën e 20 dhjetorit 1952, në faqen n°7, një shkrim në lidhje me shfaqjen “Othello” të Shekspirit në Shqipëri sipas versionit sovjetik, të cilin, Aurenc Bebja, e ka sjellë për publikun shqiptar.
“Othello i Shekspirit sapo është demokratizuar nga rusët. Ai nuk është më një personazh i gllabëruar nga xhelozia, por një njeri i mirë, bujar dhe përparimtar.
Versioni sovjetik i shfaqjes, i cili së shpejti do të prezantohet (1) para publikut në Shqipëri, do të tregojë Jagon e vërtetë, një fashist të kohëve moderne, një nga ata burra që nuk ndalet para çdo lloj pengese për të shtypur dhe për të sunduar njerëzit.”
(1) “Othello” i Shekspirit, me regji të A.J. Ricko është luajtur për herë të parë në Teatrin Kombëtar Shqiptar në 1953./Dars(Klos), Mat-Albania