Kur pati vendosur shteti shqiptar: Kjo shqiponjë do të jetë në simbolet shtetërore

Kastriot Dervishi

Nga Kastriot Dervishi


Ndonëse shteti shqiptar shpalli pavarësinë në vitin 1912, për kushtet në të cilat u ndodh, nuk pati kohën e duhur për t’u marrë me simbolet e veta. Në vitet 1912-1922, qarkulluan disa lloje shqiponjash dykrenore në flamur, ndërsa në shkresa zyrtare format ishin nga më të çuditshme.

Për t’i dhënë kësaj anarkie, Këshilli i Ministrave, pas këshillimesh me ministrin shqiptar në Londër, vendosi një model shqiponje, i cili do përdorej te flamuri kombëtar, si dhe në shkresa zyrtare. Në njoftimin e Këshillit të Ministrave thuhej:

“Duke qenë se forma e shkabës së flamurit kombëtar, e ajo e vulave zyrtare nuk i ngjajnë njëra-tjetrës, pasi në disa vende shkaba i ka krahët përpjetë e në disa vende të tjera, përposh, për t’i dhënë fund kësaj çështjeje fort me rëndësi e kështu për të pasur një formë shkabe të vetme, Këshilli i Ministrave, mbi propozimin nr.51/19, datë 2.6.1922 të Legatës Shqiptare në Londër, përcjellë me shkresën nr.1481/1, datë 18.6.1922 të Ministrisë së Punëve të Jashtme, me vendimin nr.608, datë 7.7.1922, Këshilli i Ministrave vendosi që nga katër shkaba të zografisura në Londër, të pranohet ajo nr.3, të paraqitur me shkresën e sipërme, kopjen e së cilës po ju paraqitet këtu ngjitur për të autorizuar gjithë zyrat për veprim”.

Vendimi është nënshkruar nga kryeministri e zëvendësisht ministri i Punëve të Jashtme, Xhafer Ypi; ministri i Drejtësisë e zëvendësisht ministër i Financave dhe ministri i Luftës, Ismail Tatzati.

Në vitin 1926 u miratua një dekretligj për stemën dhe flamujt.

ObserverKult

Lexo edhe:

MJEKU ITALIAN SJELL FOTOGRAFI TË SHQIPËRISË TË BËRA GJATË TRI DEKADAVE

Në vitin 1993 për arsye humanitare dhe shëndetësore, vjen në Shqipëri doktor Muricio Bosio. Tre dekada më vonë ai është në Tiranë për të promovuar albumin e tij me fotografi. Ku takohen vitet ‘90, vitet 2000 e ditët tona, me kaosin, gjendjen, narrativën e të tria kohëve.

“Ai udhëton në Shqipëri bashkë me pasionin e tij, fotografinë. Gjatë gjithë udhëtimit të tij nga 1993-2017 është kujdesur që bashkë me kontributin humanitar të fotografojë, njerëz. Pastaj çaste, monumente e çaste të veçanta”, tha botuesja Anila Bisha.

“Mbërrita në Shqipëri në mars 1993, kur vendi ishte në fazën e hapjes së ndrojtur pas 50 vitesh mbyllje. Ky imazh që tregon një bari të vogël dhe nënën e tij në malet e Dajtit, simbolizon situatën që ishte vendi: e reja në fazë rritjeje, me shikim të hutuar në të ardhmen, e në një çasti trans tipik për imagjinatën, ndërsa e vjetra, vepron sipas kulturës së vet”, tha mjeku Mauricio Bosio.

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU