Aktorja e njohur Arjola Demiri ka qenë një ndër protagonistët e mediave rozë kjo edhe për pjesëmarrjen e saj në “Big Brother Vip”.
Brenda mureve të shtëpisë, Arjola gjen rastin për të rrëfyer historitë e saj jetësore dhe vështirësitë që ka hasur. Ditën e sotme ajo ka ndarë me Einxhel dhe publikun një episod nga jeta e saj ku është paragjykuar nga familjarë e të afërm mbi një skenë puthjeje me aktorin e shquar, Bujar Asqeriu.
‘Bëra filmin ‘Njerka’, që isha në film me Bujar Asqeriun që puthesha, shkalloi farefisi. Edhe mami më thoshte; ça faji kam unë…. I thashë mamit se ky është profesion, ka edhe më keq,”, është shprehur ndër të tjera Demiri. /shqiptarja.com
______________________
Lexo edhe:
ARJOLA DEMIRI INTERPRETON POEZI TË FLUTURA AÇKËS (VIDEO)
Në kuadër të rubrikës Video-Poezi ju sjellim një interpretim të aktores Arjola Demiri. Kësaj radhe ajo ka zgjedhur një poezi të Flutura Açkës.
Nga ana tjetër shkrimtarja Flutura Açka pasi ka dëgjuar këtë intepretim është ndjerë e emocionuar.
“Më ka prekur shumë ky interpretim i shkëlqyer i poezisë sime “Roja i dritës” i aktores Arjola Demiri. Ajo hapi homazhin ndaj viktimava të tërmetit të 26 nëntorit me thirrjen “Jemi një” të trupës së Portokallisë mbrëmjen e djeshme.
Ndjehem e nderuar që kjo trupë e zgjodhi këtë poezi. Nuk do të kisha gjetur mënyrën më të mirë kushtimi për të gjithë jetët e humbura, për Dijenën dhe vajzën e saj 8-vjeçare, historia e së cilës më ka tronditur. Të djalit 17-vjeçar që fjalën e parë që tha kur doli nga rrënojat, ishte klithma “Dua mamin!”. Për familien gati të shkuar Lala. Për buzëqeshjen e fundit të të riut që rezistoi 16 orë nën rrënoja, hijeshi që më kujton buzëqeshjen e…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult