Historia e mësuesit Gjeto Vocaj është shumë e veçantë. Nga dokumentet bie në sy akuza për “Agjitacion dhe propagandë” dhe “Mos denoncim”, ndërkohë që gjyqi ndaj tij është zhvilluar me dyer të mbyllura.
Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka publikuar kohë më parë dosjen e Gjeto Vocaj.
Gjeto ka lindur në qytetin e Mirditës më 19 shkurt të vitit 1938. Pavarësisht se familja nga ana e nënës ishte e internuar në Tepelenë dhe se gjyshi i tij ishte pushkatuar nga regjimi, ai arriti të kryente studimet e larta për matematikë.
Gjeto Vocaj punoi për disa vjet si mësues në Dukagjin, Shkodër dhe rrethinat e saj. Gjatë punës së tij zbuloj një talent 6 vjeçar në matematikë, ngjarje që bëri bujë. Interesi për fëmijën gjeni (Nika) shkoi deri tek diktatori Enver Hoxha, i cili në vitin 1962 e ftoi për një takim në zyrën e tij.
Pas takimit me Enver Hoxhën vihet në plan të parë biografia e tij, e cila deri në atë kohë kishte mbetur në hije. Në periudhën që Vocaj vazhdonte punën sipas udhëzimeve të diktatorit për zhvillimin e Nikës, sigurimi e ndiqte hap pas hapi.
Në vitin 1979, ai u arrestua dhe pas 6 muajsh në hetuesi, u dënua me 7 vjet burg. Akuzat e arrestimit ishin “Agjitacion dhe propagandë” dhe “Mos denoncim”. Ai i kaloj vitet e dënimit në Spaç dhe Ballsh deri sa u lirua me amnisti për shkak të tej mbushjes së burgjeve në vitin 1983.
Gjatë kohës që Gjeto Vocaj ishte në burg familja e tij internohet në fshatin Pistull dhe një vit pas lirimit të tij dhe ai internohet me 5 vjet në fshatin Karmë në një zonë pranë Komanit.
Deri në rënien e regjimit Vocaj ka punuar në ndërtim, bujqësi etj.
Nëntor 1962 – shkruan një artikull për gazën “Mësuesi”, me titull “Njiheni dhe ju Nikën e vogël”.
Dhjetor 1962- takohet me Enver Hoxhën në zyrën e tij në Tiranë, për të diskutuar mbi gjeniu 6 vjeçar
1962-1973 – Gjeto Vocaj caktohet të ndjek zhvillim arsimor të Nikës
1979 – arrestohet dhe dënohet me 7 vjet burg politik
Nëntor 1982 – Lirohet me amnisti nga burgu
1983-1988 – Internohet për 5 vjet në fshatin Karmë./Fjala.al
———————————
Lexo edhe:
TMERRET QË I PËRJETOI JUSTINA ALIAJ NË KOMUNIZËM: SI PËRFUNDOI PUNËTORE E THJESHTË E…
ObserverKult