Kur shtëpia e gjyshërve mbyllet

“Një nga momentet më të trishta të jetës sonë është kur dera e shtëpisë së gjyshërve mbyllet përgjithmonë.  Sapo të mbyllet ajo derë, nuk do të ketë më pasdite të lumtura me xhaxhallarët, kushërinjtë, nipërit, prindërit, vëllezërit dhe motrat. E mbani mend?  

Nuk ishte e nevojshme të shkoje në restorant të dielen. Shkonim te shtëpia e gjyshërve. Në Krishtlindje, gjyshja shponte ozonin me patate të skuqura, ndërsa gjyshi i përkushtohej pjekjes, duke djegur rregullisht oxhakun. Tavolina ishte shumë e gjatë dhe ishte shtruar në dhomën më të madhe.  

Tani shtëpia është mbyllur dhe ka mbetur vetëm pluhuri. Një shenjë për shitje. Askush nuk e dëshiron atë shtëpi. Është e vjetër. Duhet të restaurohet. Kushton shumë.  

Po sa vlen shtëpia e gjyshërve. Shtëpia e gjyshërve nuk ka çmim. Dhe kështu vitet kalojnë. Nuk ka më dhurata për të hapur. Omeleta për të ngrënë. Perime për t’u pastruar.  

Kur mbyllet shtëpia e gjyshërve, ne e gjejmë veten të rritur, pa e kuptuar që kur nuk jemi më fëmijë. Sigurisht, për gjyshërit do të jemi gjithmonë të vegjël dhe të pambrojtur. Gjithë kohës. Gjyshërit e kishin gjithmonë kafen gati. Makaronat. Verën. Karamelet. Pastaj gjithçka merr fund. Nuk ka më këngë.  

Makaronat e bëra në shtëpi nuk bëhen më. Gjyshja nuk do të skuqë më patate dhe nuk do t’i vjedhim më nga furra.  

U larguan shumë shpejt, dreqi ta hajë. Doja ta bëja salcën edhe një herë. Muhabet.  

Doja të mblidhja dru me ty gjysh, vërtet faleminderit që më mësove. Dhe faleminderit për mësimet mbi jetën. Dhe në lidhje me kopshtarinë. 

Më fal gjyshe. Nuk do t’i bie më ziles. Më së shumti kur të mendoj përsëri për ty, si tani, do të këndoj një këngë. E preferuara e gjyshit. Një dashuri kaq e madhe. 

Antonio Cotardo- shkrimtar italian (bota.al)


Lexo edhe:

DELFI, QENDRA E BOTËS SË LASHTË DHE SHTËPIA E NJË ORAKULLI TË FUQISHËM