Kur të vdes unë, Leka Sefla lexon testamentin poetik të Petrit Rukës

Ju ftojmë të ndiqni poezinë “Kur të vdes unë” të Petrit Rukës, lexuar nga Leka Sefla.

Petrit Ruka- Kur të vdes unë

Kur të vdes unë mbyll derën dhe pi e pi atë natë
Hapi shishet e verës që nuk pimë dot bashkë
(Uh, sa na mbeten, një kantinë e tërë,)
Pi edhe shamë që të tradhëtova me vdekje
Burrë i pabesë, …si uji në rërë…
Lexo nja dy këngë të miat, të trishta
Pastaj grisi dyshemese
(Pa pikë mëshire, pa lotë,)
Më shaj që nuk të këndova siç e meritoje,
S’t’u bëra poeti më i mirë në botë.
Për inatin tim nxirri gjinjtë jashtë këmishës
Më thuaj: ja ku i kam akoma plot jetë,
(Ç’t’i bëj tani pa ty, zuzar,)
Po tashmë kam ikur e si të ta them
Që për to do të rrotullohem
Edhe brenda në varr…
Kur të vdes unë mos ma fal
tradhëtinë e fundit me vdekje,
(Atë më të poshtrën, më të pabesën.)
Veç mbaje një sy hapur tek dritarja, se s’ dihet,
Mund të bëj marrëveshje …e të vij
…Me vesën…

ObserverKult

Kliko edhe:

“TI S’MË DO? S’TË DHIMBSEM SADO PAK?”, POEZINË E ESENINIT E LEXON LEKA SEFLA (VIDEO)