
Kur më 22 gusht 1962, rreth orës 8:00 të mbrëmjes, dy vetura “Citroen DS19” dolën nga pallati “Elize” dhe u nisën për “Colombey-les-deux-Églises”, rezidenca private e Sharl dë Golit (Charles de Gaulles), në vendin e quajtur “Petit-Clamart”, tre vetë të armatosur sulmuan veturën e presidentit.
Vetëm 8 nga 150 plumbat që qëlluan mbi ta, arritën të kapnin pjesën e pasme të automjetit. Dë Goli dhe bashkëshortja e tij Ivonë (Yvonne de Gaulle), i shpëtuan paq atentatit.

Duke dalë nga vetura, zonja e Presidentit pyeti e shqetësuar:
– Besoj se pulat, nuk i gjeti gjë?!..
Policët e truprojës, që menduan se e kish fjalën për vete dhe bashkëshortin, u çuditën fort nga kjo mënyrë bisedimi kaq familjare e Zonjës së Parë. Por, mandej morën vesh se ishte fjala për pulat që kish marrë me vete, për drekën e së nesërmes dhe i pati futur në bagazhin e autoveturës.
Kurse Sharli, që i pati shpëtuar edhe një atentati të partizanëve në Algjerinë franceze, bëri vetëm këtë koment të shkurtër: “Kësaj here, plumbat më shkuan shumë afër…”.
ObserverKult
Lexo edhe:
PRINCESHA DIANA: NËSE JE ME FAT SA TË GJESH DIKË QË TË DON, ATËHERË KËTË NJERI DUHET TA MBROSH…