Një tregim deri atëherë i panjohur i Ernest Heminguejit fëmijë, ka dalë në dritë më 2017 nga furia e uraganit Irma në Florida: tërbimi i natyrës, që ka kursyer shtëpinë-muze të shkrimtarit dhe pasardhësit e maçokëve të tij me gjashtë gishta, ka mundësuar edhe gjetjen e një dorëshkrimi, sigurisht i panjohur më parë, që i atribuohet autorit të “Për kë bien këmbanat”, kur ishte vetëm 10 vjeç.
Tregimi është shkruajtur me kaligrafi fëmijërore në një fletore që mban datën 8 shtator 1909: “Nisemi për një udhëtim në Evropë”, është tregimi që ka mbijetuar i paprekur në arkivat e familjes Bruce, mike e hershme e Heminguejëve, brenda një zarfi plastik me mbyllje hermetike./Bota.al