“Kurrë mos i vizitoni piramidat”, turisti tregon pse nuk duhet shkuar në Egjipt

Një TikToker i ka vizituar piramidat e Egjiptit, por këtë tha se nuk ua rekomandon askujt. Siç shkroi Dailymail, Carmie Sellito, që njihet në TikTok me nofkën “touchdalight”, publikoi pamje të piramidave nga brenda, derisa bëri edhe përshkrim.

“Arsyeja e parë është fakti që ju duhet të ngjiteni në gjunjë për rreth 30-40 minuta dhe të lodheni. Më lejoni t’ju them, është si një rrugë me pengesa.

Është gjithashtu mjaft e rrezikshme”, tha ai, derisa filmonte pamjen e piramidës brenda.

Duke përshkruar arsyen e dytë, Carmie u shpreh se brenda të zihet fryma nga mungesa e ajrit.

“Si do t’i ndërtoni në të vërtetë këto piramida, por jo kondicioner që do të jetojnë në vitin 2023”, tha ai me shaka.

Arsyeja e tretë sipas tij janë monumentet “shumë antike” që “s’ke pse të përjetosh diçka aty”.

Disa komentues thanë se pretendimet e tiktokerit nuk janë plotësisht me humor, pasi kishin vizituar edhe vetë atë hapësirë.

“Mendoje sikur të kishte edhe kondicioner… në një piramidë”, shtoi një komentues./ historiashqiptare.net

ObserverKult


Lexo edhe:

MISTERI QË LIDH PIRAMIDAT E EGJIPTIT ME QYTETËRIMIN E MAJAVE

Është një prej fenomeneve të pashpjeguar më të mrekullueshëm në botë. Një zinxhir piramidash vjen pothuaj ekzaktësisht në lartësitë 20 dhe 40 gradë në veri. Të ndërtuara nga egjiptianët e lashtë dhe nga majat, ndërtimet janë të famshëm në të gjithë botën. Por ka edhe një dyzinë qytetërimesh të tjerë, që kanë ndërtuar gjithashtu piramida. Po si ndodhi? Historianët kanë supozuar prej kohësh se kulturat përreth globit nuk kanë qenë asnjëherë në kontakt mes tyre – nuk i kishin mjetet. Atëherë, cila është përgjigja për këtë gjë të lashtë?

Në vitin 1970, arkeologu Thor Heyerdahl shpalli besimin e tij se egjiptianët e lashtë mund të kishin lundruar nëpër Atlantik drejt Ishujve Kanarie, apo edhe Meksikë, në varka papirusi të bëra vetë. Atje ata mund të kenë shkëmbyer kultura – dhe ide për ndërtime – me Majat.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult