Kush e paditi kësaj radhe? Nuk ka qetësi për Dua Lipan

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po përballet me një padi të re nga muzikanti Bosko Kante.

Ky i fundit pretendon se ylli i muzikës pop dhe shtëpia e saj diskografike, “Warner Music Gruop”, nuk morën kurrë lejen e tij për të përfshirë regjistrimin e tij  “Talk Box” në remikset e këngës së saj “Levitating”.

Bosko Kante ka thënë në padi se përdorimi i performancës së tij në tri remikse të këngës hit të Dua Lipa-s shkelte të drejtën e tij të autorit.

Ai ka përmendur një marrëveshje gojore që pjesa që muzikanti krijoi me pajisjen e tij elektronike të përdoret vetëm në regjistrimin origjinal të këngës.

Mediat e huaja shkruajnë se padia e ngritur tha se Kante ka të drejtë për më shumë se 20 milionë dollarë fitime nga muzika e përdorur pa leje.

Këngëtarja e famshme tashmë është përballur me dy padi të tjera për të drejtat e autorit për këngën “Levitating”.

Një ankesë gjyqësore nga grupi i zhanrit reggae “Artikal Sound System” u hodh poshtë në qershor. Ndërsa një proces gjyqësor i veçantë nga kompozitorët Sandy Linzer dhe L. Russell Brown është në vazhdim.

Kante krijoi “ElectroSpit Talk Box”, një pajisje e vënë rreth qafës dhe e lidhur me një telefon ose sintetizues që mund të bëjë që dridhjet vokale të përdoruesit të tingëllojnë si instrumente muzikore.

Faqja e internetit e Kante tha se ai ka luajtur ‘Talk Box’ në këngë për disa muzikantë duke përfshirë reperët Kanye West, Big Boi dhe J. Cole.

Në padi thuhet se producenti Stephen Kozmeniuk iu afrua Kante-s në vitin 2019 dhe biseduan.

Kante tha se ata ranë dakord verbalisht për një licencë që përcaktonte se regjistrimi i tij do të shfaqej vetëm në këngën origjinale. Gjithashtu tha se nuk mund të provohej ose ripërdorej.

“Levitating” u publikua në albumin hit të Dua Lipës në vitin 2020, “Future Nostalgia”.

Kënga qëndroi plot 77 javë në listën e këngëve më të dëgjuara “Hot 100 të Billboard” të SHBA-së. Në vitin 2021 ka arritur kulmin në vendin e dytë.

Në padinë e Kante-s thuhej se Lipa e ripërdori punën e tij pa leje në tre remixe të “Levitating”.

Një nga DJ The Blessed Madonna me yllin e popit Madonna dhe reperen Missy Elliott.

Një të dytë me reperin DaBaby dhe një të tretë që Dua performoi në American Music Awards./gazetashqip

ObserverKult


Lexo edhe:

DUA LIPA FLET PËR FËMIJËRINË: KAM QENË ‘FËMIJA I VOGËL’ GJITHË JETËN TIME…

Në Festivalin Hay në Uells, Dua Lipa u ngjit në skenë dhe përveç muzikës, foli edhe për jetën e saj.

Ajo foli për fëmijërinë e saj, përvojat e saj të rritjes në Angli dhe Kosovë, si e motivuan atë të ndjekë ëndrrën e saj dhe të bëhet një yll i popit.

Duke iu referuar kohës kur lëvizte mes Kosovës dhe Londrës këngëtarja është shprehur: “Kur isha shumë e vogël, ëndërroja të bëhesha një yll i popit por kurrë nuk kam besuar se ishte diçka që mund të ndodhte në të vërtetë. Unë kam qenë ‘fëmija i vogël’ gjithë jetën time.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult