Kush e realizoi fotografinë historike të Isa Boletinit 110 vjet më parë?

Fotografia historike e Isa Boletinit është realizuar në Durrës në vitin 1914, nga ushtarët e Misionit holandez. Trupat holandeze në krye me kolonelin Tomson, ishin pjesë e Misionit ndërkombëtar për vendosjen e paqes në Shqipëri, e cila copëtohej nga fqinjët.

Kështu ka shkruar përmes një postimi bashkangjitur edhe këtë fotografi historike të Isa Boletinit, gazetari, Bajram Mjeku.

Ushtarët holandezë në Shqipëri realizuan rreth 150 fotografi, të cilat shenjuan periudhën më dramatike të themelimit të shtetit shqiptar.

“Këtë postim e bëj për respekt të heroit kombëtar Isa Boletini, i cili 108 vjet më parë ra në një pritë të organizuar mirë në Podgoricë. Ai dhe familjarët që po e shoqëronin, u vranë vetëm pak ditë mbasi trupat e Perandorisë Austro-Hungareze u vendosën në Shqipëri”, ka shkruar Mjeku.

ObserverKult


Lexo edhe:

ÇDO DITË PO RREZIKOHET/ TUPJA: ËSHTË E FRIKSHME, NJË DITË GJUHA SHQIPE DO TË PËRFUNDOJ SHUMË KEQ

Tregu ndërkombëtar dhe rrjeti teknologjik global është ai që ka mbërthyer çdo aspekt të jetës sonë.

Një prej tyre është edhe gjuha. Studiuesit pohojnë se për shkak të rritjes së nevojës së komunikimit virtual, tregtar dhe financiar, terminologjia e huaj dhe shkurtimet e fjalëve po shndërrohen çdo ditë në një cikël dominues në komunikimin e të rinjve sot.

Po sa po e transformon gjuha virtuale, vetë gjuhën shqipe. Dhe a ndodhemi përballë rrezikut të kërcënimit të saj?

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult