Kush është agjenti 007 shqiptar, bashkëpunonte me gjermanët

Historia e njërit prej agjentëve më të mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore, që nga çelësbërës kasafortash u shndërrua në vjedhës dokumentesh të rëndësishme. Emri i një agjenti shqiptar sëbashku me personalitetet e spiunazhit që kanë bërë famë gjatë shekullit të 20-të, në Luftën e Dytë Botërore është zbardhur në librin biografik të një konsulli gjerman.

Iliaz Bazna deklarohet se është më origjinë shqiptare, disa vite pasi i ati i tij humbi jetën në mënyrë tragjike, Bazna merr një sasi të hollash si dëmshpërblim dhe ikën në Turqi ku dhe punon në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Ankara. Gjatë punës ai has në dokumenta të rëndësishme në lidhje me planin e zbarkimit të aleatëve në Normandi, më 6 qershor, 1944, këto dokumenta i fotografon dhe ia dorëzon konsullit gjerman Moyzisch për një shumë afër 15 000 livre britanike për çdo foto.

Iliaz Bazna u bë i njohur pas luftës, kur ky konsull botoi kujtimet e tij me titullin “Operacioni Ciceron” ku pas ca vitesh përshtatet edhe për kinematografi, filmi i njohur me titullin “Afera Ciceron”./Fjala.al