Hapat e parë në krijimin e një Muzeu Arkeologjik në Shqipëri, nisën në Shkodër, në fundin e shek.XIX.
Ishte Urdhri Jezuit i pari, në 1880, e më vonë Urdhri Françeskan nën drejtimin e At Shtjefën Gjeçovit, që themeluan koleksionin e parë arkeologjik në trojet shqiptare, duke ngritur më pas Muzeun Françeskan në Shkodër.
Në këtë muze, u sistemuan me kriteret shkencore të kohës sipas një nëndarje në 48 grupime, rreth 500 objekte arkeologjike, si: sëpata bronxi, përkrenare, armë heshta, enë balte, monedha, vathë, unaza, varëse, të siguruara nga një varg gërmimesh arkeologjike të kryera nga vet Gjeçovi për një periudhë 26-vjeçare që nga Kurbini, Troshani, Komani, Shtoji e deri në Has.
Përgjatë këtij intinerari At Shtjefën Gjeçovi zbuloi objekte të ndryshme prej guri, metali, qeramike, të tilla si vegla pune, enë të ndryshme, pajime luftarake, objekte dekorative zbukurimi.
DRTK Shkodër në rubrikën e kujtesës “Amarcord”, solli edhe një fotograti të At Gjergj Fishtës, (që mund ta shihni më lart) dalë para një eksponati të objekteve arkeologjike të këtij muzeu, në vitin 1920. /ATA
ObserverKult
Lexo edhe:
MBYLLET PËR 4 VITE MUZEU HISTORIK KOMBËTAR
Muzeu Historik Kombëtar do të mbyllet për 4 vite. Institucioni më i rëndësishëm kulturor dhe një ndër destinacionet kryesore të një turisti që prek Tiranën do të ulë qepenin nga ky 15 mars deri në 15 marsin e vitit 2028.
Në llogarinë zyrtare në Facebook të Muzeut thuhet se arsye për mbylljen është rikonstruksioni.
‘Të nderuar drejtues të agjencive turistike, drejtues të tureve kulturore dhe palë të tjera të interesuara, ju bëjmë me dije se: Në kuadër të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë”…
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
SEKRETET DHE SIMBOLIKAT E IKONAVE TË RUAJTURA NË MUZEUN E ARTIT MESJETAR
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në ciklin “Zbulo ikonën bizantine” në Korçë së fundmi ka sjellë ikonën Shën Mëri Odigitria.
Ikona e ka origjinën nga kisha e Shën Mëhillit, Vithkuq, Korçë. I përket fillimit të shekullit të 17-të me autor të panjohur.
Ikona i përket tipit “Odhigitria”, e cila përkthehet “Udhërrëfyesja” nga greqishtja e vjetër dhe është konceptuar në bazë të shkrimeve të shenjta, ku përmenden fjalët e Krishtit “Unë jam rruga”.
Shën Maria shfaqet duke mbajtur Krishtin në krah. Dora e saj është e shtrirë dhe e drejtuar drejt fëmijës. Kjo duke udhëzuar si “rrugën e vetme që duhet të ndjekim”.
Krishti mban në dorë një pergamenë të mbyllur. Kjo simbolizon logosin ose fjalën e Perëndisë. Duke ndjekur këtë rrugë zbulohet dhe fjala e tij ku merr jetë dhe shprehja “E para ishte fjala”.
Krishti, megjithëse shfaqet në trup fëmije, tiparet e tij duken si të një të rrituri. E kjo nënkupton njohurinë e madhe që ai mbart megjithëse në një moshë të vogël.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult