Kush ishte Arzana Kraja- vajza e kryeakademikut, që bëri serialin “Kafeneja Jonë”

Sot Policia e Kosovës konfirmoi se një grua ishte gjetur pa shenja jete në lagjen Kalabria në Prishtinë. Kjo qëlloi të ishte, siç raportoi Koha.net, regjisorja e famshme kosovare, Arzana Kraja, bija e akademikut Mehmet Kraja.

Por, kush ishte zonja Kraja?

Policia e Kosovës në raportin e saj nuk bëri të ditur shkakun e vdekjes, por e trajtoi si të dyshimtë dhe informoi se e ndjera kishte pasur probleme të mëhershme shëndetësore.

Arzana Kraja la nam në kinematografinë kosovare. Ajo ishte regjisore e njërit prej filmave më të njohur të prodhuar në Kosovë që e titulloi “Fusha e Mëllenjave”.

Po ashtu, Kraja ishte regjisore e shumë episodeve të serialit të famshëm “Kafeneja Jonë” që para disa vitesh kishte ndërprerë punën.