Nga Ndriçim Kulla
At Zef Valentini, edhe pas vitit 1944, megjithëse nuk mund të shkelte dot në Shqipëri, ku e kishin etiketuar si kriminel, ndiqte me vëmendje të gjitha botimet shkencore albanologjike që bëheshin nga studiuesit shqiptarë, dhe nuk mungonte t’i vlerësonte kur ishte rasti.
Një shembull për këtë është studimi i tij ”Saktësime rreth piktorit shqiptar gjysmëbizantin, Onufri” (Revista “Shejzat”, 1962, nr. 5-6, f. 183-184) ku ai merr shkas nga punimet e dy studiuesve në Shqipëri për Onufrin, që të shprehë disa pikëpamje shumë të vlefshme mbi veprën e piktorit.
Si studiues i ikonografi së bizantine, At Valentini e kishte studiuar thellësisht edhe veprën e Onufrit.
At Valentini shkruan në studimin e përmendur më lart: Kohët e fundit, për meritë të Viktori Puzanovës dhe të Theofan Popës,1 u soll në vëmendje dhe u hodh dritë rreth figurës së këtij piktori, ndër piktorët më të shquar shqiptarë si dhe të birit të tij Nikolla, i cili trashëgoi artin e të atit.
Nga kërkimet e kryera nën kujdesin e Institutit të Shkencave të Tiranës dhe nga botimet e dy studiuesve të përmendur, në mënyrë të veçantë nga i dyti, i cili ka dhënë ndihmesën më të madhe historike, do të rezultonte sa më poshtë: Onufri ka punuar në Shpat të Elbasanit dhe më saktësisht në Shën Nikolla të Shelcanit në afresket e nënshkruara dhe në Shën Veneranda të Valëshit në afresket po ashtu i nënshkruar, por me cilësinë e “protopapas i Neokastras” (Elbasan) dhe që datonin në vitin 1554; përveç kësaj, nga identiteti i stilit, Th. Popa del në përfundimin që edhe afresket e Shën Theodhorit në kështjellën e Beratit do të jenë bërë nga e njejta dorë, çka ngjan patjetër e mundshme, të paktën përsa mund të argumentohet nga riprodhimet më të dobta, të dhëna në botimet e cituara; Nikolla ka punuar, çka e dimë, vetëm në Blakerne të Beratit në vitin 1578 dhe në Kurjan të Fierit dhe në mbishkrimet e dy figurave të plota si “i biri i Onufrit”.
2 Pas vlerësimit që iu bënë dy studiuesve nga Shqipëria, At Valentini u bënë atyre vërejtje të një niveli shumë të lartë akademik që meritojnë të merren në konsideratë nga çdo studiues serioz i Onufrit dhe që e bëjnë studimin e tij të nevojshëm për t’u përfshirë në çdo bibliografi të studimeve mbi Onufrin.
At Valentini shkruan: Por edhe te Th. Popa, ndonëse pse kaq mendjemprehtë dhe i pasur në hipoteza për të plotësuar biografinë e artistit të tij, duhet të bëjmë vërejtje, nëse është rasti ta bëjmë pikërisht personale, lidhur me mbylljen e zakonshme te shkrimtarët e gjorë që janë të detyruar të jetojnë nën disa regjime përballë kaq shumë fondesh informacioni.
Në rastin aktual, Th. Popa tregon se nuk ka mundur të ketë njoftime përsa i takon veprimtarisë së Onufrit në Kishën e SS. Apostoli të Gjergj Zozas në Kastoria, çka mundi ta nxirrte nga Orlandos
3 Duke përfshirë të paktën 31 kuadro afreske. Prej tyre, në mënyrë të veçantë nga Orlandos, mund të nxjerrim njoftime për epigrafi në (mjerisht e ruajtur keq), është si më poshtë, e dyanshme:
ΕΤΕΛΕΙΩΘΗ ΕπΙ ΕΤΟΥΣ ΑΔΑΜ, ΖΝΕ΄ ΙΝΔ. Ε΄ΑπΟ ΔΕ
ΤΗΣ ΕΝΣΑΡΚΟΥ ΟΙΚΟΝΟΜΙΑΣ ΤΟΙ ΚΥΡΙΟΥ ΗΜΩΝ ΙΗΣΟΥ
ΧΡΙΣΤΟΥ ΑΦΜΖ` ΙΟΥΛΙΩΚΪ … ΙΣΤΟΡΙθΗ ΔΙ` ΟΝΟΥΦΡΙΟΥ
ΑΡΤΙ ΕΚ ΤΗΣ ΛΑΜπΡΟΤΑΤΗΕ πΟΛΕΟΝ….
[Ky tempull] u përfundua në vitin 7055 të Adamit, udhëzimi V dhe nga ekonomia e Rimishërimit të Jezu Krishtit 1575, korrik 23 … U pikturua nga Onufri kohët e fundit [i ardhur] nga “lamprotatis”, qytet i … Emri i qytetit, në shekullin e kaluar, kur mbishkrimi ishte i ruajtur më mirë, u lexua nga Christides, si ΓΡΕΒΕΝΙΟΝ, ndërsa Orlandos, të cilin po e citoj, e lexon Benetion, i ndikuar nga epiteti ΛΑΜπΟΤΑΤΗΣ πΟΛΕΟΝ (πΟΛΕΩΝ), i cili mbahet i aplikueshëm vetëm në Venecia, qyteti më i shkëlqyer ndër gjithë qytetet.
4 Nga këto fjalë të At Valentinit kuptohet se ai ishte një njohës shumë i thellë i greqishtes mesjetare kishtare, një njohës i thellë i kronologjisë kishtare bizantine dhe postbizantine, përveçse i ikonografisë.
Është për të ardhur keq që dy studiuesit e Onufrit në Shqipëri nuk mundën të përfi tojnë nga këto mendime të kolegut të tyre të shumëditur në Palermo.
Të dy, si Theofan Popa, ashtu dhe Puzanova, (një ruse e bardhë e vendosur në Shqipëri) kishin njohje personale me At Valentinin që nga koha kur ai kishte jetuar dhe punuar në Shqipëri dhe do t’i kishin mirëpritur vërejtjet dhe sugjerimet e tij.
At Valentini nuk kërkon që ta tjetërsojë nga kultura shqiptare Onufrin dhe veprën e tij, duke zbuluar ndikime të theksuara latine tek ai.
At Valentini pranon se:
Por ne nuk e dimë se si ta vendosim një piktor të tillë midis venecianëve të bizantinizuar të epokës, aspak ndër të ashtuquajturit kretesë, të cilët punonin në Venecia, jo besnikë siç ishin ndaj rregullave të pikturës bizantine, shumë më pak të rafinuar se Onufri ynë.
5 Në qoftë se At Valentini do të kishte pasur si mision që të shpallte me ndikim latin dhe italian çdo gjë në traditën dhe kulturën shqiptare, siç e kanë përgojuar, ai nuk do të hezitonte që të bënte kështu edhe me Onufrin.
Por në vend që të bëjë këtë gjë, At Valentini sillet si shkencëtar serioz, siç e kam cituar më lart. At Valentini nuk e shikon Onufrin si një bizantin të latinizuar, por si një ekumenist, të hapur ndaj ndikimeve artistike nga Perëndimi.
At Valentini arrin në përfundime interesante edhe për vendin e origjinës së Onufrit në Shqipëri: Përkundrazi, duke menduar për Beratin në Shqipëri, kujtojmë se Berati asokohe ishte qyteti më i rëndësishëm, të paktën në Shqipërinë qendrore dhe seli e rëndësishme peshkopale, duke përvetësuar titullin e metropolit; mbiemri superlativ që i është dhënë, nuk ndodh të interpretohet në sensin relativ si “qyteti më i shkëlqyer i botës”, por në sensin absolut si “më i shkëlqyeri” (λαμπροτάτης πόλεως), i cili të kujton emrin Pulcheriopolis dhe emrin e mëvonshëm Beligrad (qyteti i bardhë).
Të dy leximet, të Christides dhe Orlandos, kanë të përbashkët rrokjen BE, e përbashkët edhe me Berat.
Leximi i Christides mund të jepet:
ΊΡΕΒΕΝΙΟΝ për BERATION, leximi i Orlandos: Benetion për Beration
Data, e cila paraprin vetëm 7 vjet përpara asaj të parës tashmë të shënuar, të veprimtarisë së piktorëve, pranon një identifikim që mund të jetë i mbështetur fuqimisht nga shqyrtimi i veprave të Kastorias dhe të Shqipërisë, në përputhje të plotë nga ana stilistike. Për këtë mund t‘i jepet merita e duhur Th. Popas, i cili në analizat e veprave të Shqipërisë ka nxjerrë në dritë karakteristikat.
Prandaj besojmë se duhet të plotësojmë dhe të korrigjojmë të dhënat që ai ka dhënë sipas mënyrës së mëposhtme: Onufri, piktorprift, ishte nga Berati ose të paktën jetoi aty sa të linte gjurmët e veprimtarisë së tij artistike si dhe një bir trashëgimtar të artit të tij, i njohur aty si “biri i Onufrit”.
Veprimtaria e tij e shquar fillon, për ne, me veprat e datuara nga Apostolioni i Kastorias, 1547; ishte edhe protopapas i Elbasanit, por gjithmonë nën juridiksionin e Beratit dhe kësisoj – i lindur në Berat apo në Elbasan, megjithatë mundi ta kalojë këtë post në një vend pak larg, si beratas.
6 Është fat i madh për kulturën shqiptare që At Valentini i përdori njohuritë e tij të mëdha ikonografike, historike, bizantologjike në përgjithësi, teologjike për të studiuar piktorin më të madh shqiptar të Mesjetës, Onufrin.
Duke lexuar rreshtat e mësipërme të At Valentinit mbi Onufrin të vjen keq që ai nuk u mor edhe më tepër me këtë piktor të madh, se kështu do të na kishte lënë një studim shterues mbi veprën e tij.
Por ndoshta përsëri do të na vinte keq, se kështu At Valentini do të kishte lënë pas dore studime të tjera albanologjike me të cilat u mor në vitet në vijim.
Referencat
1- (Shiko “Piktori Shqiptar i shekullit XVI, Onufri nga Neokastra-Elbasan”, në “Buletinin për Shkencat Shoqërore, Tiranë 1953, Nr. III”. TH. POPA – Onufri, Piktori i madh shqiptar i shekullit XVI, ib., 1957. I. ID. – Piktorët mesjetarë shqiptarë – Tirana, 1961 – f. 37- 62. 298 NDRICIM KULLA ID. – Onufri ikonograf i madh shqiptar – në “Buletini”, 1962, I. ID. – Piktor Onufri dhe gjendja e artit piktural në vendin tonë gjatë shekujve të mesjetës, në “Buletini”, 1962, IV
2-(Zef Valentini: “Saktësime rreth piktorit shqiptar gjysmëbizantin, Onufri”, “Shejzat”, 1962, nr. 5-6, f. 183)
3- ΟΡΛΑΝΔΟΣ – Τά βυλανπινά μνημεϊα τής
χαστορϊας – në “Αρχεϊον” IV (1938) dhe nga PELEKANIDES (πΕΛΕΚΑΝΙΔΗΣ – χαστρια – Selanik 1953, tab. 189-203.
4-(Zef Valentini: “Saktësime rreth piktorit shqiptar gjysmëbizantin, Onufri”, “Shejzat”, 1962, nr. 5-6, f. 183)
5-(Zef Valentini: “Saktësime rreth piktorit shqiptar gjysmëbizantin, Onufri”, “Shejzat”, 1962, nr. 6, f. 183
6-(Zef Valentini: “Saktësime rreth piktorit shqiptar gjysmëbizantin, Onufri”, “Shejzat”, 1962, nr. 6, f. 183)/ panorama.com
ObserverKult
Lexo edhe:
MIGJENI: MALLI RINUER
Poezi nga Migjeni
Valët muzikore fluturojnë nga përndimi
shkrepen e përtrihen
per murët e dhomës seme,
edhe mandej dridhen
mbrenda në zemër teme
dhe zgjojnë ndijesina që mbìu ka hini.
Ndijesitë e mija me valët muzikore
shkëmbejnë puthje të nxehta
posi dy dashnorë
e pa mshirë shëgjeta
më therë në kraharor
edhe më merr malli për jetë ma gazmore.
Malli rinuer për jetë ma shkumbuese
flen pa fat në mue,
një tingull përndimi
asht ngushllim për mue
kur më mshtjell mashtrimi
me melankoninë e vet aq trishtuese.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult