Kush ishte Avni Mula, kompozitori që ia dhuroi shqiptarëve “Valsin e Lumturisë”

Avni Mula, këngëtari dhe kompozitori i suksesshëm, autor i mjaft këngëve fituese në aktivitete muzikore kombëtare, lindi në Gjakovë në vitin 1928.

Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik.

Karrierën artistike e nisi menjëherë mbas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike.

Veçohen realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Onjeginit tek “Eugjen Onjegin” të Çajkovskit dhe Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës.

Zhvilloi një aktivitet të pasur koncertal brenda dhe jashtë vendit. Veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve ’60, fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”.

Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave “Valsi i lumturisë”.

Në dhjetor 1962, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e 1 në RTSH me këngën “Këndoj”.

Në dhjetor 1962, Ibrahim Tukiçi & Avni Mula marrin pjesë në Festivalin e 1 në RTSHme këngën “Jeta E Re Ne Na Pret”.

Në dhjetor 1962, Gjoni Athanas & Avni Mula marrin pjesë në Festivalin e 1 në RTSH me këngën “Shprese”.

Në dhjetor 1962, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e 1 në Rtsh me këngën “Në Stadium”.

Në dhjetor 1963, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e 2 në RTSH me këngën “Dëgjo O Hanë”.

Në dhjetor 1965, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e 4 në RTSH me këngën “Valsi i Lumturise”.

Në dhjetor 1974, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e në RTSH me këngën “Kënga Zjarr”.

Në dhjetor 1976, Avni Mula merr pjesë në Festivalin në RTSH me këngën “Nënë Moj Do Pres Gërshetin”.

Në dhjetor 1977, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e RTSH me këngën “Kasollja E Galigatit”.

Në dhjetor 1978, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e RTSH me këngën “Shqipëri O Vendi Im”.

Në dhjetor 1980, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e RTSH me këngën “Për Ty çelin Mijëra Mëngjese”.

Në dhjetor 1981, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e 20-të në RTSH me këngën “Me Kujton Ti Ato Vite”.

Më datë 9 Shtator 2008, Liliana Kondakçi & Avni Mula publikojnë videoklipin “Udhëtim Në Pranverë”.

Më datë 2 shkurt 2009, Avni Mula publikon videoklipin “Vajza Me Kaçurrela”.

Vdiq më 29 tetor 2020.

LEXO EDHE: “Show must go on”: Fredi Merkuri, vokalisti më i mirë i të gjitha kohërave