Ndërroi jetë, muaj më parë, një prej aktorëve më të mirë të teatrit të Gjirokastrës, Drini Hila.
Drini Hila ishte aktor i dhjetëra roleve në teatrin profesionist të Gjirokastrës dhe një prej themeluesve të këtij institucioni.
Njëkohësisht, Drini Hila do të mbahet mend si interpretues brilant, i mjaft roleve në filmat shqiptarë të para viteve ’90, si “Njeriu me top”, “Dritat e qytezës”, “Pranverë në Gjirokastër”, “Skëterre ’43”, “Ballkan Bazar” etj.
Ndërsa në teatër, është autor i dhjetëra roleve, duke qenë gjithashtu pjesë e trupave të aktorëve në shumë filma artistikë të Kinostudios “Shqipëria e Re”.
Drini Hila ndërroi jetë, në qershor të këtij viti, në moshën 72-vjeçare.
Aktori Drini Hila, me përfundimin e studimeve në Institutin e lartë të Arteve, në Tiranë, për vite me radhë ka qenë pjesë e pandarë e teatrit profesionist të qytetit të Gjirokastrës, ku ka luajtur në shumë drama dhe komedi.
Drini Hila, ka qenë themelues i Partisë Demokratike, në Gjirokastër, në vitin 1991./konica.al
Lexo edhe:
NDËRROI JETË SHKRIMTARI SHQIPTAR, AGIM CERGA
Agim Cerga shkrimtari i njohur shqiptar ka ndërruar jetë në Kanada. Agim Cerga ka lindur në Shqipëri në 1934 dhe ishte me banim në Kanada. Ka qenë për disa vite (nga viti 1977 deri në 1981) sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Redaktor në gazetat dhe revistat letrare që dilnin në atë kohë, gazeta “Zëri i Rinisë”, “Drita”, revista “Nëntori” etj.
Shkrimtari Agim Cerga ka botuar 22 libra, prej të cilëve 9 janë romane, 6 janë vëllime me tregime, 6 janë novela, si edhe një vëllim me 3 drama. Një pjesë e mirë e librave të tij janë ribotuar në Kosovë dhe kritika letrare i ka vlerësuar shumë mirë.
Ka marrë mbi 12 çmime në konkurset kombëtare dhe çmime vjetore të organeve letrare; ndër to mund të përmenden: Çmimin e Parë për tregimin, “Ëndërra të Varfëra” marrë ne konkursin e Fakultetit të Filologjisë; Çmimin e Parë për tregimin, “Mall” në konkursin kombëtar të ushtrisë; Çmimin e parë për novelën, “Borë e Pashkelur” në konkursin kombëtar…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU