Enver Hoxha është cilësuar si një prej diktatorëve më të egër të të gjitha kohërave. Gjatë sundimit të tij të egër në Shqipëri u vranë me mijëra njerëz të pafajshëm vetëm sepse shikoheshin si armiq.
Së fundmi në rrjet po qarkullojnë spekulime se cili ka qenë sekreti më i madh i ish-diktatorit Enver Hoxha.
Sekreti i Hoxhës lidhet pikërisht me një nga motrat e mbretit Ahmet Zogu. Thuhet se ish-diktatori ka pasur një lidhje me princesha Mexhide. Hoxha arriti ta joshte atë dhe ajo u bë e dashura e tij.
Po ashtu mësohet se në kohën që Hoxha ishte mësues në Liceun e Korçës, mes tyre pati një letërkëmbim të dendur. Edhe mbreti Zog ishte dakord që motra e tij të martohej me Enver Hoxhën, kishte gjasa të mëdha që martesa midis tyre të shpallej pranverën e vitit 1939, por kjo gjë nuk ndodhi për shkak të problemeve që Zog pati në atë periudhë.
Në kohën që mbreti Zog me familjen e tij u larguan nga vendi drejt Greqisë duke kaluar nga Korça, princesha Mexhide i kërkoi Hoxhës që të vinte me të në mërgim. Ajo i premtoi atij se ata do të ktheheshin shumë shpejt në Shqipëri dhe Hoxha pranoi, transmeton ‘fjala.al’.
Të dhënat tregojnë se ish-diktatori shkoi me familjen mbretërore deri në kufirin greko-turk, por kur ai pa se ata nuk po shkonin në Selanik ku do t’ i merrte një anije britanike që do t’i çonte në Londër, siç ishte thënë u kthye.
Hoxha e kishte kuptuar se fuqitë e mëdha e kishin braktisur mbretin Zog, kështu ai u kthye në Shqipëri duke marrë me vete disa para që ia mori motrës së mbretit.
Thuhet se Enver Hoxha dhe Princesha Maxhide nuk u takuan më kurrë, por frika se mos letrat që ai i kishte dërguar asaj do të zbuloheshin, e torturoi deri ditën që ajo humbi jetën. Ndërsa vitet e fundit të jetës, Hoxha madje urdhëronte që të dërgoheshin lule tek varri i Mexhidesë, të gjithë mendonin se bëhej fjalë për ndonjë kushërirë të tijën nga Gjirokastra.
ObserverKult
—————-
Lexo edhe:
E tmerrshme: Ja çka e detyruan komunistët të bënte babai me djalin e tij që kishte ndërruar jetë
ObserverKult