Kush ishte piktori që ilustroi “Historinë e Skënderbeut”

Jost Amman (1539-1591) ishte piktor gjerman, lindi në Zyrih të Zvicrës në një familje intelektuale me prejardhje gjermane. Më 1560 u shpërngul në Nuremberg të Gjermanisë. Aty jetoi deri në fund të jetës së tij.

Studio në Francë, bashkëpunoi me piktorë të dëgjuar dhe bëri piktura në qelq për familjet e shquara. Tërhoqi vëmendjen e tipografëve të Nurembergut për gdhendjen e gravurave në dru. U shqua pasi bëri portrete të personaliteteve të mbretërve të Francës.

Jost Amman ka krijuar gravurat për Skënderbeun në botimet gjermanisht të kryeveprës së Barletit në vitin 1577 dhe 1578. Josti përdori inicialet e tij në gravurë për identifikim vetjak. Një gravurë e rrallë e Ammanit lidhet me episodin e dyluftimit të Skënderbeut me një sfidonjës.

Gravura të tjera informojnë ardhjen e Skënderbeut në atdhe dhe gjithashtu trajtohen betejat e lavdishme të Skënderbeut kundër turqve të cilat janë bëmat më të habitshme të kryetrimit.

Por gravura më e rëndësishme e Jost Ammanit është e ndërfutur në botimin e vitit 1578 të Frankfurtit të përkthimit gjermanisht të Barletit, pastaj është përfshirë si vëllim në botimin “Chronicorum Turcicorum.”

ObserverKult

——————————————

LEXO EDHE:

HISTORIA E PANJOHUR E PASARDHËSVE TË SKËNDERBEUT: ÇFARË NDODHI ME DJALIN DHE NIPIN…

Emri dhe fama e Gjergj Kastriot Skënderbeut, e kthyen heroin në një referencë historike. Ishte element identifikimi kombëtar e kulturor për shqiptarët e të gjitha kohërave, të të gjitha viseve e të të gjitha besimeve.

Arvaniti Gjon Erakli, nga Mani i Peloponezit, në vitin 1557 mburrej përpara Papës se ishte kushëri i Gjergj Kastriotit (il nostro parente Giorgio Castrioto detto Schindorvechi). E dëshmojnë ata krerë të Arbrit të Jugut, që në 1577 i prezantoheshin papës Gregor XIII si bashkëkombas “të mbretit tonë Skënderbe” (Scanderbech, noster Rex). E dëshmojnë po ashtu pjesëmarrësit e Kuvendit të Dukagjinit të vitit 1602. Të cilët betoheshin “të rifitonin lirinë e dikurshme që gëzonin në kohën e Princit të tyre Skënderbe”…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU