Shadije Bogdo, ishte e para grua që propozoi hapjen e shkollës së parë në Libohovë në 1920 dhe institutin e parë femëror “Nëna Mbretëreshë”.
Për të folur për këtë por dhe për detaje të tjera nga jeta e saj e ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ishte e ftuar mbesa e saj Brikena Bogdo.
“Pati një tis harrese gjatë regjimit komunist sepse një djalë e kishte në emigrim, vëllain e kishte në burgjet e regjimit komunist.
Ajo dinte tre gjuhë të huaja: anglisht, frengjisht dhe turqisht, me kulturë të jashtëzakonshme. Ka luftuar për emancimin e gruas shqiptare.
Ka luftuar për edukimin e vajzave që në vogëli. Kërkoi që të bëhej arsim i detyruar për të dyja gjinitë. Pati indicie për themelimin e një instituti femëror, ku dhe më pas u ngrit instituti “Nëna Mbretëreshë”,” tha ajo./oranews.tv
ObserverKult
Lexo edhe:
SHKOLLA E PARË SHQIPE NË KORÇË: HIQEN SHKRONJAT, ‘SHKATËRROHEN’ BANKAT ORIGJINALE
Korçë: Pamjet tregojnë shkatërrimin e historisë, të së kaluarës sonë, të kulturës dhe trashëgiminë kulturore.
Prej disa kohës shkolla e parë shqipe “Mësonjtorja” po i nënshtrohet restaurimit.
Për ta bërë më qartë atë që ka ndodhur me “Mësonjëtoren” në Korçë: kemi sjellë këto fotot krahasuese.
Shkronjat kanë qenë të vendosura mbi fletë dhe janë hedhur pas derës si grumbull inertesh.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult