Festivali i Këngës, siç u premtua, u dedikoi një hapësirë të veçantë njerëzve të thjeshtë, me një kontribut të veçantë.
Është ky rasti i dy personazheve Robert Neçaj dhe Shkëlzen Lamuça, të cilët kanë vënë në rrezik jetët e tyre, për të shpëtuar të tjerët.
“Janë njerëz të thjeshtë që me kontributin e tyre kanë frymëzuar të gjithë ne dhe meritojnë mirënjohje”, u shpreh moderatorja e Festivalit, Arbana Osmani.
Neçaj, vrojtuesi i plazhit nga Lezha në muajin gusht të këtij viti ka shpëtuar në plazh dy qytetarë, pavarësisht se për shkak të riskut ra për dy muaj në koma.
Sot është në skenën e madhe të Festivalit të Fundvitit në Pallatin e Kongreseve duke marrë mirënjohjen e publikut.
Po ashtu edhe Lamuça ka shpëtuar dy motra 8 dhe 3 vjeçe gjatë një zjarri në Kombinat, ku ka qenë i pari që ka ndërhyrë. Të dy u shprehën të emocionuar për këtë gjest falenderimi, ndërsa zjarrëfiksi mori edhe kënaqësinë e të prezantuarit këngëtaren e radhës në Festival, Arsi Bakon./tirananews.al
Lexo edhe:
NJË “HARRESË” E SHËMTUAR NË FESTIVALIN E KËNGËS NË RTSH
Meqenëse organizatorët e Festivalit të 61-të të këngës në radiotelevizionin shqiptar zgjodhën të na ofronin në natën e tretë të festivalit një shfaqje me këngë nga historia e kësaj ngjarjeje të madhe të muzikës shqiptare (ah sikur festivali të ishte edhe tani ngjarje e madhe e këngës tonë!), edhe unë vendosa ta ndjek këtë natë këngësh të zgjedhura, për t’u ritakuar me këngë dhe këngëtarë që kanë shenjuar rrugëtimin e këngës tonë prej festivalit në festival, i bindur se përzgjedhja do të ishte edhe një moment nderimi, homazhi e vëmendjeje për krijuesit e atyre këngëve, pra edhe për kompozitorët, për poetët, për këngëtarët dhe brezat e tyre…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU