Sharlotë dhe Emili Brontë na dhanë heronj romantikë, bajronikë, ndërsa Anë nuk pranoi të vishte syzet e errëta dhe të shihte realitetin ndryshe nga ç’ishte, kur merrej me alkoolizmin dhe vrazhdësinë mashkullore të të vëllait. Ana, e lindur në fshatin e vogël anglez të Thornton-it, ishte e fundit nga gjashtë fëmijët dhe, ndryshe nga motrat e tjera, ajo ishte arsimuar në familje, pas vdekjes së nënës, Maria.
Në vitin 1845, Anë i botoi poezitë e veta me pseudonimin Acton Bell, për të vijuar në vitet e mëpasme me dy romane: “Agnes Grey” dhe “Zonja e Wildfell Hall”, megjithëse nuk pati suksesin e ngjashëm me veprat e motrave, pavarësisht se u tregonte grave me vullnet dhe kokëforta që të bënin të pamundurën vetëm që të jetonin si qenie të respektuara, me anë të një stil sa ironik, aq edhe të gjallë. Vdiq nga tuberkulozi në moshën njëzet e nëntë vjeç, por në ditët e sotme, krijimtaria e saj letrare filloi më në fund të rivlerësohet dhe të konsiderohet.
“Rruga e ngushtë”
Poezia, nga e cila kemi shkëputur thënien e sipërcituar është një reflektim i gjatë mbi besimin dhe përkushtimin e nevojshëm për të përballuar një shtegtim shpirtëror. Është një ftesë për të punuar dhe dashuruar pa rezervë, për t’u angazhuar çdo ditë me gjithë fuqinë e shpirtit, të luftojmë pa e kthyer asnjëherë kokën pas, të mësojmë të hedhim pas krahëve barrat e panevojshme dhe ndjenjat e dëmshme, siç është krenaria. Është një nxitje për të mos pasur frikë, të kemi guximin të shohim përtej orëve më të errëta, që shpesherë na ndodh të jetojmë, të përballemi me botën ironike pa u përqëndruar shumë tek fama dhe suksesi, por të përqendrohemi në atë që na lejon të përmirësohemi çdo ditë: përkushtimi dhe përulësia./
Majat më të larta
Nëse duam të arrijmë majat më të larta, të besimit ose të kënaqësisë personale, nuk ka asnjë mënyrë tjetër, rrugë tjetër, siç sugjeron titulli, nëse jo një rrugë e ngushtë dhe e përpjetë, rrugë me pengesa njohurish dhe shpengimi absolut i vetvetes me të gjitha energjitë e mundshme për të arritur qëllimin që kemi zgjedhur, apo për ndjekur thirrjen tonë deri në fund.
Në librin “Bisedat e rrugës Ebury” (1924), George Moore deklaron: “Nëse An Brontë do të kishte jetuar edhe dhjetë vjet, ajo do të kishte marrë një vend përkrah Jane Austen, ndoshta edhe një vend më të lartë”; përveç kësaj, ai e përshkruan romanin e saj të parë: “Agnes Grey” (1847), si “narracioni më i përsosur i prozës në letërsinë angleze”.
Të ndash një Brontë nga konteksti familjar është punë e vështirë, por që nga biografia e parë kushtuar Anës, në 1959, nga Winifred Gerin, në botën e brendshme të Anës shohim të rritet një kult brenda kultit, si zgjedhja e njohësit mes motrave. Ka shumë për t’u admiruar në këtë lulëzim të supozuar letrar. Ishte Anë ajo që, në “Agnes Grey”, trajtoi çështje të vetëvlerësimit dhe autonomisë femërore, para se Sharlotë të gjallëronte të njëjtat tema në “Jane Eyre”, apo që nuk arriti të triumfojë në tregtinë e romanit të saj të parë teksa shkroi për vështirësitë e tmerrshme që përjetohen kur jeton me një burrë në degradim (bazuar tek i vëllai, Branwell), duke kërkuar një mesazh të rëndësishëm moral për “udhëtarin e ri dhe mendjemprehtë”./Konica.al