Dyshime se u manipulua me votat e publikut në zgjedhjen e këngës fituese “Duaje” të Albina dhe familjes Kelmendi për Eurovision, ka ngritur edhe dirigjenti italian i Elsa Lilës, Enrico Melozzi.
Pas publikimit të imazheve të të rinjve në një nga pikat e telefonive në Shqipëri të cilët po mbanin në dorë biletat e festivalit, dhe po merrnin nga 5 karta telefoni, Melozzi ka shkruajtur.
“A është e mundur qe Eurovizion t’u jepet atyre qe arrijnë te marrin më shumë karta telefonike për të votuar?
A ka mundësi qe dyqani prani teatrit te japi 5 karta telefoni për të hedhur 15 vota, kush tregon se ka një biletë për në finale?
Dhe shumë pyetje të tjera më vijnë nga thellësia e hidhërimit tim. Shpresoj se këtyre pyetjeve do t`upërgjigjet drejtësia qe do te hetoje kete fatkeqesi dhe qe lejoi të ndodhe e gjithë kjo, pa kontroll dhe respekt minimal Për karrierën e atyre qe në vend të kësaj luajtën duke respektuar te gjitha rregullat. duke demonstruar se arroganca dhe injoranca mbizotëronte mbi bukurinë dhe kulturën”, ka shkruar dirigjenti Melozzi.
ObserverKult
Lexo edhe: