Ky është filmi që bëri bashkë ikonat e kinematografisë shqiptare në Pogradec

Në sallën e mbushur plot, që nuk ndodh ta shohim shpesh pallatin e Kulturës në Pogradec, është shfaqur premiera e filmit artistik shqiptar, “Yjet e se ardhmes” me regji të Edmond Topit.

Filmi trajtonte marrëdhënien e moshës së tretë përballë fëmijëve, braktisjen nga këta të fundit dhe situata të tjera që prekin shoqërinë shqiptare.

Përmes roleve aktorët përcjellin mesazhin se brezi i tretë, pavarësisht moshës mbetet vlerë e madhe për shoqërinë.

Situatat prodhojnë humor, kur mes te moshuarve futet një djalë i ri që kryen shërbimin e provës. Me një lojë të fantastike të Gazmend Pajës, Elia Zaharias, Tinka Kurtit, Margarita Xhepës, Reshat Arbanes dhe Luftar Pajës, filmi fitoi duartrokitjen e publikut pogradecar.

“Unë me atë rol dua të them që të gjithë njerëzit që kanë pasur jetë si puna ime, duhet që patjetër edhe në jetën jashtë punës të jetë korrekt e modest për atë që kanë bërë”, tha Luftar Paja.

“Jam pjesëtar i serisë së parë, kështu që duhet të vdiste në serinë e parë regjisori që mos vija, megjithatë s’kam ç’them më shumë. Ne do rrojmë për të bërë filma të tjerë”, u shpreh Reshat Arbana.

Filmi përkoi me nisjen e xhirimeve të vazhdimit të këtij filmi me titull ‘Vdekja le të presë’ në qytetin liqenor të Pogradec it./euronews.al


Lexo edhe:

“SAKRIFICA” E LUIZA XHUVANIT PËR TË QENË PJESË E FILMIT “DHE VJEN NJË DITË”

I pyetur nga Jean Louis Perrier se përse zgjodhi veprën e Viktor Hygoit, “Lukrecia Borxhia”, për ta vënë në skenën e Teatrit Kombëtar Shqiptar, regjisori francez Eric Vigner ishte i prerë. “Aktorja Luiza Xhuvani!”.

Bashkëpunimi mes të dyve ka nisur mbi 10 vite më parë, kur i njëjti regjisor vuri në skenën shqiptare “Berberin e Seviljes”, Xhuvani interpretonte Rozinën…

“Filmi i parë ka qenë kur isha ende studente. Nuk e konsideroj sepse nuk është një personazh ..

Tekstin e plotë e gjeni KËTU