Moti në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë ka qenë i ftohtë, me reshje bore e cila ka mbuluar pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat u ulën në -5C në Londër ndërsa në qytete si Cardiff, Liverpool dhe Edinburgh u ulën në 0 gradë.
Megjithatë, Britania nuk është vendi më i ftohtë në Tokë për momentin.
Oymyakon në Rusi konsiderohet kryesisht si fshati më i ftohtë në botë.
Sot, vendbanimi i vogël ka një temperaturë të pabesueshme, -49 gradë Celsius.
Rreth 500 njerëz jetojnë në zonë dhe temperatura mesatare arrin rreth -50C.
Gjatë muajve më të nxehtë të vitit, qershor dhe korrik, në Oymyakon temperatura është 10 C , por shkon përsëri nën 0 C nga shtatori në maj, transmeton ‘gazetatema’.
Temperatura më e lartë që banorët kanë ndjerë ka qenë 18 gradë Celsius në vitin 2010. Vizitorët zakonisht mund të shkojnë në Oymyakon duke fluturuar në aeroportin më të afërt në Ust-Nera, megjithatë duhen edhe 14 orë me makinë për të mbërritur në destinacion.
Lexo edhe:
KY ËSHTË FSHATI SHQIPTAR QË NË TË KALUARËN U DOGJ DY HERË, TASHMË POTHUAJSE I BRAKTISUR…
Ndodhet në jug të Shqipërisë, Vunoi, me një pamje përrallore, por i braktisur pa asnjë kopsht dhe çerdhe.
Një ish-mësues sjell detaje historike të fshatit, fillimisht është ndalur në shtëpinë e zonjës Lule. Ajo pret thuajse të gjithë turistët që bëjnë ndalesën e parë, për të shijuar petullat.
Lulja tregoi se për shkak të pandemisë, edhe turistët nuk kanë qenë të shumtë së fundi vit.
Ish0mësuesi Tole i lëndës Histori-Gjeografi në fshatin Vuno tregoi për gazetaren se në atë zonë ndodhen 21 kisha, ndërsa shtoi se njerëzit janë më shumë ateistë.
“Në Himarë dhe Dhërmi janë shumë fetarë në krahasim ne Vunonë”, shprehet ai.
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
ObserverKult