Ky është fshati shqiptar që në të kaluarën u dogj dy herë, tashmë pothuajse i braktisur…

Ndodhet në jug të Shqipërisë, Vunoi, me një pamje përrallore, por i braktisur pa asnjë kopsht dhe çerdhe.

Një ish-mësues sjell detaje historike të fshatit, fillimisht është ndalur në shtëpinë e zonjës Lule. Ajo pret thuajse të gjithë turistët që bëjnë ndalesën e parë, për të shijuar petullat.

Lulja tregoi se për shkak të pandemisë, edhe turistët nuk kanë qenë të shumtë së fundi vit.

Ish0mësuesi Tole i lëndës Histori-Gjeografi në fshatin Vuno tregoi për gazetaren se në atë zonë ndodhen 21 kisha, ndërsa shtoi se njerëzit janë më shumë ateistë.

“Në Himarë dhe Dhërmi janë shumë fetarë në krahasim ne Vunonë”, shprehet ai.

Ish-mësuesi rrëfeu kohë më parë për Abcnews, se situatën e pandemisë nuk e kanë ndjerë shumë, por banorët e kësaj zonë tha ai janë treguar shumë të kujdesshëm.

E veçanta në këtë rrugëtim siç duket edhe nga pamjet dhe karakteristikë e fshatit është ndërtimi “tip” kala, me tunele të njëpasnjëshme.

“Piktori i madh anglez Eduard Liri, ka lënë shumë kujtime, për pushtimet që i janë bërë Vunoit, për herë të parë në Shqipëri, fjeta në çarçaf dhe hëngra supë”

Vunoi është djegur dy herë, njëherë e dogjën italianët më pas kur erdhën gjermanët nuk la më asnjë shtëpi pa djegur”.

——————-

Lexo edhe:

Historia e panjohur e Boboshticës: Fshati me natyrë piktoreske dhe njerëz të mençur, që magjepsi studiuesin francez

Publikohet historia e panjohur e fshatrave Drenovë – Boboshticë të rrethit të Korçës që ndodhen rrëzë malit të Moravës vetëm 8 km. larg qytetit, të cilat, jo vetëm për natyrën e tyre piktoreske dhe historinë e lashtë (sipas studiuesit të njohur, Prof. Dr. Sotir Temo, daton që nga shekulli i XI-të), por edhe për njerëzit e mençur që kanë nxjerrë prej dekadash të shkuara, si; Viktor Eftimiu, Kristaq Antoniu, Sotir Kuneshka, Dhimitër Canco, etj…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU