Dhimbjet e mëdha janë sa të njëtrajtshme aq edhe të paqëndrueshme në përjetim. Edhe përpjekjet më të mëdha për të mos e lënë veten në rrymën e vuajtjes, dështojnë.
Edhe Ritës i ndodh, sado që, pjesën më të madhe të kohës ajo jeton në gëzimin e kujtimeve që ndërtoi e jetoi për 20 vite me partnerin e saj, Latifin që u nda nga jeta në 2020-n.
Guximtare me penën e saj, ajo rrëfeu për “S’e luan Topi” pengun më të madh që ka për njeriun që e deshi aq shumë.
Pyetjes se çfarë mendon mbrëmjeve ndërkohë që pinë puro dhe whiskey vetëm, rituale që dikur i bënte me të, ajo u përgjigj se përpiqet t’i evitojë dhe kalon shumë kohë në punë në mënyrë që të shkojë direkt në shtrat.
A e ka vajtuar Rita, Laton e saj të dashur?
“Atë ditë u bëra shumë keq. Momentin kur e mora vesh, kam qarë me zë. Pastaj ngaqë isha në zyrë u përmblodha pak.
Isha në shok. Kur shkova në shpi, kam qarë. Kam qarë shumë. Kur ika në shtëpi iu thashë motrave që dua të rri vetëm.
I vetmi peng që kam kam është kur e kam përcjellë te dera. Nuk e mbaj mend nëse jemi puthur para se të dilte nga shtëpia. Për këtë më vjen keq.”-përfundoi ajo./ living.al
ObserverKult
Lexo edhe:
RITA PETRO FLET PËR DASHURINË E JETËS: ISHTE SI NË FILMA, MUND TË NDODHTE GJITHÇKA
Shkrimtarja e njohur, Rita Petro ishte e ftuar së fundi në emisionin “Rudina” në Tv klan, për të folur më me detaje për librin e saj të fundit, që është edhe romani i saj i parë pasi më herët ka botuar disa libra me poezi.
Ajo ka folur gjerësisht për librin e saj “Lindur së prapthi” e na ka njohur me disa nga personazhet, por sigurisht pa zbuluar shumë.
E ndërsa flitej për jetën e dashurinë, në vëmendje erdhi dhe libri “Kufiri” i partnerit të saj, Latif Ajrullai, i cili u nda nga jeta në vitin 2020 për shkak të Covid-19.
Libri i tij i dedikohet pikërisht dashurisë së bukur që ata jetuan së bashku.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult