5 shtatori është dita e shenjtërimit të Nënë Terezës. Në përkujtim të figurës së saj, në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë u zhvilluan aktivitete për shenjtoren shqiptare.
Ndërsa në një ekspozitë të hapur në Presidencë u shfaqen për publikun dorëshkrimet e saj në gjuhën shqipe.
Në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, është mbajtur në ambientet e presidencës një ekspozitë në nder të shenjtores me dorëshkrime, dokumente dhe fotografi.
Pjesë e ekspozitës ishte edhe dorëshkrimi i fundit i saj në gjuhën shqipe, ekzistenca të cilit nuk dihej, por sot ndodhet ne arkivën e shtetit.
“Ne deri në këtë moment nuk e dinim që ekzistonte kjo, dinim që herë e fundit që kishte shkruar ishte në vitin 1980. Dhe ne mendonim se kjo ishte fjalia e fundit në shqip e shkruar prej saj, ndërkohë që na rezulton në vitin 1989”- theksoi Ardit Bido.
“Unë ja kam dhënë besën shqiptarit të zotit”- lexohej në pasazhin e fundit të shkruar prej shenjtores i cili daton në vitin 1989.
Ekspozitën e vizitoi edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila ishte shoqëruar nga homologu i saj Bajram Begaj.
Ky postulat, “unë ja kam dhënë besën shqiptarit të zotit” është i jashtëzakonshëm tha Osmani.
Nënë Tereza është vlerësuar me çmime të ndryshme, duke përfshirë çmimin NOBEL për paqen në 1979, i cili ngriti statusin e saj si një ikonë kulturore./ euronews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
DY MREKULLITË QË E BËN TË SHENJTË NËNË TEREZËN
Këtë të martë, pra me datë 5 shtator janë bërë 26 vjet nga vdekja e humanistes shqiptare, nobelistes Shën Tereza.
“Shën Tereza asnjë vepër të saj nuk e ka nisur pa adhuruar Zotin në Eukaristi. T’i përngjajmë edhe ne asaj me lutje e adhurim. E Lumja Nënë Tereza – Lutu për ne! Ejani ta nderojmë bijën tonë të shenjtë, Nënën e Njerëzimit, Ambasadoren e popullit tonë të lashtë!”, është thirrja për të marrë pjesë në meshën e të premtes në Katedrale.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult