Ky është vendi ku vuajtën dënimin Fatos Lubonja e At Zef Pllumi (Video)

Vend roja, dhomat, rafineria, muri rrethues dhe hapësira ku për 11 vite emra të njohur intelektualësh, mes tyre Fatos Lubonja e At Zef Pllumi vuajtën dënimet politike gjatë regjimit komunist.

Një video që tregon kampin e Ballshit është shpallur fituese e konkursit “Pyet gjyshërit” organizuar në kuadër të Ditëve të Kujtesës.

Fituesja Engjëllushe Palaj tregon pse zgjodhi kampin “309”

Të rinjtë nga të gjithë shkollat e vendit kanë sjellë në konkurs ese dhe prodhime audiovizuale mbi temën “Më trego Shqipërinë tënde”. Çmimin e rrjetit e ka fituar një grup gjimnazistësh që zbulojnë qytetin e nëndheshëm të Kukësit.

Mungesa e lirisë dhe e të drejtave është perceptuar në mënyra të ndryshme nga të rinjtë që kanë aplikuar në konkursin e IDMC-së.

Nga kampet burgje te ndërtimet e nxitura nga paranoja, një qasje vjen edhe nga hapësira më intime e njeriut, shtëpia.

Konkursi “Pyet Gjyshërit”, sivjet në edicionin e 6-të, synon të përfshijë nxënësit e shkollave në përballjen me të kaluarën, njohjen e historisë dhe reflektimin e shoqërisë. /balkanweb

ObserverKult


Lexo edhe:

NË SHQIPËRI RESTAUROHET KURANI 100-VJEÇAR

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në Shqipëri ka njoftuar se Laboratori Qendror i Restaurimit ka restauruar një kuran 100-vjeçar.

Kjo është realizuar në një “sallë operimi”, siç është pagëzuar Laboratori Qendror i Restaurimit, i vetmi në rang vendi.

“Ky Kuran shekullor i është nënshtruar një procesi të mirëfilltë trajtimi, të krahasueshëm me kirurgjinë”, ka njoftuar DPA në Facebook.

Tutje bëhet me dije se restaurimi i librave të shenjtë meriton një përkujdesje të posaçme.

“Dorashka, maska dhe pajime metalike, janë takëmet bazë të laboratorit, ku botimi i sjellë nga zotëruesi ka kaluar në një seri etapash, sikurse janë: dezinfektimi, pastrimi me gomat pluhur, larja në vaska, deacafikimi në vaska, pastrimi nga mbishtresat, riintegrimi i pjesëve të humbura me letër japoneze, restaurimi i kapakut, qepja e fletëve dhe lidhja e fletëve me kapakun.

Ky proces pune është finalizuar me dorëzimin e Kuranit të rijetësuar tek zotëruesi”, thuhet në njoftim.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


ymer nurka

YMER NURKA: KUR TI JE VONË

Poezi nga Ymer Nurka

“Je e bukur!” të pata thënë.
Fluturimin shtrive larg.
U trete, si hënë e ngrënë,
Për kujtim më le këtë varg.

Të pata thënë “Je e bukur!”,
Perëndeshëz, plot shkëlqim.
Qysh atëherë më s’je dukur,
Më le vargun për kujtim.

Të pata thënë “E bukur je!”,
Gjurmët vure sipër fjalësh,
Kokën ngrite gjer në re,
Përmbi qiej, deshe të dalësh.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult