Ky ishte amaneti që la Xhevdet Ferri para se t’i mbyllte sytë përgjithmonë

Xhevde

Ditët e fundit i kaloi në spital, dhe familja e Xhevdet Ferrit pati marrë një vendim të papritur… ja dhe amaneti i aktorit.

Ai i pati kaluar ditët e fundit të jetës i shtruar në spital duke u përballur me sëmundjen e rëndë.

Në nderim të tij nuk pati asnjë ceremoni. Kjo sipas vendimit të marrë nga vetë familja e tij. Xhevdet Ferri, para se të mbyllte sytë e të ikte nga kjo jetë, u kishte thënë familjarëve se nuk donte homazhe, sikurse ndodh në rastet kur vdesin njerëz të mëdhenj. Sipas raportimeve, varrimi ishte bërë në Sharrë pa shumë zhurmë.

Ferri u ka hequr mundësinë personazheve nga politika e shumë të tjerëve të “përulen” para tij, pasi u nda nga jeta. Sigurisht, për këtë do ketë pasur arsyet e tij të cilat i mori me vete.

Xhevdet Ferri vitet e fundit u la në harresë ashtu siç ndodh rëndom. Personazhe si ai kujtohen e nderohen me lavde vetëm ditën që mbyllin sytë.

Ferri do të mbahet në mend si një ndër aktorët më brilant të artit tonë. Ai ka bërë gjithmonë role të mira dhe që kanë zënë vend në memorien e gjithsecilit prej nesh.

—————————————

Lexo edhe:

ÇFARË E BËN JORGE LUIS BORGESIN NJË SHKRIMTAR TEJET TË VEÇANTË?