Ky ishte filmi i fundit i aktorit të njohur, Guljelm Radoja

“Mbjellja e pemëve” ishte filmi i fundit që na lë si thesar aktori Guljelm Radoja. Artisti shfaqet në formë të mirë në këtë produksion kinematografik, që u xhirua muaj më parë, e që kohë më parë edhe iu prezantua publikut.

Është filmi “Mbjellja e pemëve”, që është xhiruar në mesin e muajit mars, para më shumë se një vit, muaj kur pandemia ishte shumë e përhapur në Shqipëri. Data 18 e atij muaji ka qenë dita e fundit e xhirimeve të këtij produksioni.

Filmi që e sjell artistin në kostumin e një personazhi mjaft pozitiv, dashamirës dhe plot këshilla, mbart të njëjtin imazh të artistit edhe për regjisorin, që e cilëson sheshin e xhirimit si një përvojë të vyer me artistin Guljelm Radoja.

“Mbjellja e pemëve”, një film me metrazh të shkurtër ishte mbështetur edhe nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

ObserverKult

—————————

Lexo edhe:

“Kishte biografi të keqe’”/ Regjisori Piro Milkani flet për njohjen 50-vjeçare me aktorin Radoja: Si e mora në filmin e parë