Ndarja nga jeta e muaj më parë e Hueyda El Saied na shokoi të gjithëve. Gruaja e qeshur dhe e ëmbël, ajo që na bëri për vete që në daljet e para në ekran, nuk arriti të mposhte betejën me një sëmundje të pashërueshme, që zgjodhi ta mbante të fshehtë për publikun.
Edhe pse kishte vite që ishte larguar nga Shqipëria, lajmet për të përbënin gjithnjë interes.
Në intervistën e saj të fundit për Rudina Magjistarin afro 2 vite më parë, kur ishim të gjithë të izoluar, do të fliste edhe për një ndër pengjet e pakta që kishte në jetë.
“Unë faktikisht u largova nga Shqipëria me kokën prapa, ngaqë nuk e dinim dhe nuk e dimë ende se si do të përfundojë kjo puna e Covid-19. Gjyshja ime është 84-vjeçe dhe unë kam pasur një histori të trishtë dhe mund të them nga ato pengjet e pakta që kam në jetë”.
“Ne (si popull) dilnim çdo të shtunë, laheshim, visheshim bukur dhe bënim xhiron e bulevardit dhe unë atë xhiron e bulevardit nuk e kam bërë kurrë, gjatë kohës së komunizmit, sepse të gjithë dilnin në familje”.
“Unë ngaqë nuk e kisha tim atë, nuk mund ta bëja këtë xhiron me familjen e kompletuar. Kështu që kur shkova në Itali në atë kohë, i bleva një kostum gjyshit, sepse doja që unë ta bëja këtë xhiro me gjyshin dhe me mamin, nënën e tezen”.
“Por kur u ktheva gjyshi kishte vdekur, kështu që nuk munda ta bëj kurrë këtë xhiro, kështu që kur u largova nga Shqipëria më 12 mars, e kam mbajtur kokën mbrapa, sepse nuk doja që të më ndodhte e njëjta gjë”.
“Por për fatin tim të mirë, gjyshja është shumë mirë me shëndet, megjithëse mosha bën të veten- kështu që mezi pres që të hapen kufijtë, të marr avionin dhe të vij e ta shoh bashkë me Gabrieli“, transmeton ‘preferenca.al’.
———————–
Lexo edhe:
RRËFIMI RRËQETHËS I HUEYDA EL SAIED: ZËVENDËSMINISTRI MË NDAU NGA BABAI, E PASHË PAS 16-VJETËSH
ObserverKult