Ky objekt thuhet se dikur ekzistonte në Lushnjë… çka ndodhi me të

Një legjendë e vjetër tregon se mbi qytetin e Lushnjës, në pikën më kulmore të kodrës së Kasharit (e njohur edhe si “kodra e Vainit”) ka qenë një kishë e madhe. Për këtë faltore thuhet se ishte e ndërtuar bukur dhe çatia e vezëllonte nga tjegullat ngjyrë të kuqe. Spikaste dyshemeja e shtruar me mozaik. Thuhet se kjo kishë i dedikohej Shën e Premtes.

Në lidhje me vitin e ndërtimit të saj legjenda “hesht”. Dimë vetëm se kjo kishë u dogjë dhe u shkatërrua deri në themel nga ushtarët osman afërisht para 500 vjetëve. Që nga ajo kohë e deri më sot ekzistenca për këtë kishë është ruajtuar vetëm gojarisht.

Ruhen gjithashtu edhe tre vendemërtime: “tek kisha e madhe”, “ kisha e kuqe”, tek tokat e kishës”. Në vitin 1920 banorët ortodhokse të Lushnjës zhvilluan një miting i cili u mbyll me një kërkesë drejtuar Kryetarit të Qeverisë Sulejman Delvinës ku kërkohej që te mos vihej dore dhe mos të lejohej mbjellja e pemëve ne territorin e rrënuar te faltores se vjeter qe ata vazhdonin ta nderonin sipas tradites se moçme. Edhe sot ai vend ruhet nga tradita dhe nuk eshte fshfrytezuar per mbjellje.

Në vitin 2003 Instituti i Arkeologjisë me qendër në Tiranë, për të vërtetuar praninë apo jo të një tempulli të hershëm të krishterë organizoi një sërvej në kodrën me toponimin “Vain” në Lushnjë. Gjatë kërkimeve arkeologët zbuluan gjurmët e një bazilike të hershme si dhe mjaft fragmente enësh. Sipas specialistëve ky tempull i kultit të krishterë mund të jetë ndërtuar midis shekujve IV-VI m. Kr.

Po e vazhdojmë me të tjera dëshmi. Pak më distancë prej këtu në vendin e quajtur “Kalifas” në vitin 1988 u zbuluan disa varre antike. Varret për nga mënyra e ndërtimit ishin të tipit të thjeshtë e të zakonshëm, me dysheme të shtruara me tjegulla të tipit solenë (të shtrira), të mbuluar po me tjegulla në formë çatie [tip kapuçino, shënim N. Ferro]. Dhe nga studimi që u krye rezultoi se këto varre i përkasin periudhës së Antikitetit Vonë, transmeton ‘bota sot’.

Si përfundim mund të themi se faktet e paraqitura më lartë vërtetojnë se në Lushnjë ka pasur një bazilikë të hershme dhe që mund t’i ketë shërbyer një komuniteti të vogël banorësh që jetonin në këtu shumë kohë më parë se të formohej qyteti i Lushnjës./Niko Ferro


Lexo edhe:

“E ZBULOVA KUR ISHA 24 VJEÇ DUKE PROVUAR NJË BLUZË”, ARKITEKTJA NGA LUSHNJA TREGON LUFTËN ME KANCERIN

ObserverKult